MENU
klinika

Serie A, java 14

Një në fillim e një në fund, Napoli ia del

03.12.2018 - 22:28

Një gol në fillimin e ndeshjes dhe një në fundin e saj ka bërë që Napoli të fitojë 2-1 në Bergamo ndaj Atalantës, duke prishur kështu “tersin” që kjo skuadër i kishte krijuar sezonet e fundit.

Një sukses që e mban Napolin në vendin e dytë, me 32 pikë, 8 pikë pas Juventusit kryesues. Ishte një nisje shumë e mirë e miqve napolitanë, që shënuan që në minutën e dytë me anë të Ruiz.

Fraksioni i parë mbyllet me avantazhin 0-1 të Napolit, por me të nisur e dyta, Atalanta barazon shifrat me Zapata. Ishin minuta të mira të vendasve, të cilët mund të kishin shënuar edhe golin e dytë.

Në fushë për Napolin hyn edhe Hysaj, i cili bën detyrat sic duhet. Për të ardhur në minutën e 85-të, kur Milik del përballë Berishës dhe shënon golin e dytë dhe të fitores për Napolin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN