MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Nuk ka më kthim pas për Britaninë…

28.12.2018 - 11:12

Në kohëra trazirash politike, ngjarjet mund të lëvizin nga e pamundura në të pashmangshmen. Në fillim të vitit 2016, ideja e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian dukej thjesht absurde. Disa muaj më vonë, Brexit ishte i pashmangshëm.

Kjo ndjenjë e pashmangshmërisë, është ajo që e ka dekurajuar Britaninë. Shumica e britanikëve tani thonë “Ne të gjithë e dimë se Brexit duhet të ndodhë, pse politikanët nuk duhet të vazhdojnë me të?”

Por me procesin e Brexit që po vazhdon, një tjetër ide po shkon nga e pamundura në pashmangshmëri: Britania së shpejti mund të ndryshojë mendjen dhe të vendosë të qëndrojë në BE.

Ky ndryshim mund të ndodhë muajin e ardhshëm, kur kryeministrja Theresa May pritet të humbasë votimin parlamentar mbi marrëveshjen e saj Brexit.

Nëse ndodh kjo humbje, May do të përballet me dy opsione të pakëndshme. Të dale nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje dhe të rrezikojë një krizë ekonomike si ajo e vitit 2008. Ose të lejojë një votim të ri popullor që mund të anulojë Brexit.

Për të shmangur këtë zgjedhje, May mund të provojë  edhe një herë të fundit javën e 14 janarit. Por nëse kjo përpjekje e fundit e dështon, zgjedhjet e saj do të mbeten vetëm ato të dyja.

Disa deputetë konservatorë tashmë kanë premtuar të japin dorëheqjen nga partia nëse May kërkon të largohet nga BE pa marrëveshje, dhe numrat e rebelëve me siguri do të rriteshin mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë e saj.

Por, është shfaqur një problem shumë praktik: Çfarë pyetje duhet të kërkohet në një “votim të popullit” përfundimtar?

A duhet votuesit të zgjedhin mes qëndrimit në BE apo pranimin e marrëveshjes së kryeministres? Apo duhet që opsionet të jenë Jo Brexit dheBrexit pa marrëveshje?

Më mirë do të ishte me tre opsione: Brexit pa marrëveshje, Jo Brexit, ose Marrëveshja e Mayt.

Por problemi më pas është se si duhet të numërohen votat nëse asnjë nga këto opsione nuk përbën një shumicë të qartë. Për të fituar legjitimitetin demokratik, votat do të duhej të numëroheshin ose nëpërmjet një sistemi preferencial, i cili kërkon votuesit për zgjedhjen e parë dhe të dytë ose me një proces në dy faza.

Kundërshtimi më i fortë për një referendum të dytë është se sistemet e ndryshme të numërimit mund të japin rezultate shumë të ndryshme, të paktën në teori, duke minuar kështu legjitimitetin e të gjithë procesit.

Në anketën e parë të detajuar të të gjitha tre opsioneve të Brexit, të kryer nga YouGov në fillim të dhjetorit, 54% votuan për qëndrimin në BE, 28%  për Brexit pa marrëveshje dhe 18% për marrëveshjen e kryeministres.

Sigurisht, votuesit mund të ndryshojnë mendje në referendumin e vërtetë. Por, mesa duket, një referendum i ri do të prodhojë një shumicë të qartë që do të tregojë se britanikët duan që vendi i tyre të mbetet anëtar i BE-së, pavarësisht se si numërohen votat apo si bëhen pyetjet.

Anatole Kaletsky është ekonomist dhe bashkë-kryetar i Gavekal Dragonomics. Një ish-kolumnist në Times of London, International New York Times dhe Financial Times, ai është autor i “Kapitalizmi 4.0”, “Lindja e një Ekonomie të Re”, e cila parashikonte shumë nga transformimet postkrizore të ekonomisë globale. Libri i tij i vitit 1985, “Shpenzimet e Mospagimit”, u bë një “abetare” me influencë për qeveritë e Amerikës Latine dhe Azisë./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…