MENU
klinika

“O marr atë, ose do të vdes”

Si u dashurua motra e Ahmet Zogut pas Enver Hoxhës

13.12.2018 - 19:35

Alfred Peza në librin e tij “Sarah” provokon me dritëhijet e historisë shqiptare.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar nga Italia fashiste në 7 prill 1939 dhe dy ditë më pas, siç që prerë dita, motra e Mbretit Zog, princesha Mexhide, do të ishte fejuar me Enver Hoxhën?! Me siguri që historia do të kishte rrjedhur ndryshe.

Pjesë nga libri, Ahmet Zogu- Sara Blloshmi:

-E kam takuar njëherë Enver Hoxhën

-Çne?!- pyeti ajo më shumë se e habitur.

-Ia kishte marrë mendjen Mexhides së shkretë, me letra.

Me fjalë të bukura, premtime e foto. M’u duk një trill momental mes dy të rinjsh që do të kalonte shpejt, si edhe ca të tjerë. Por ajo filloi grevën e urisë në shtëpi: O e marr atë, ose do të vdes,- thoshte.

-Shiko, shiko?!

-Pashë, ç’pashë, edhe me këmbënguljen e Geraldinës, kishim vendosur që të dielën, më 9 prill 1939, të bënim fejesën. Gjërat shkuan si shkuan dhe ai, mësues në Liceun e Korçës atë kohë, i kishte dalë përpara autukolonës së familjesmbretërore në momentin kur po kalonin kufirin drejt Greqisë. Unë u nisa të nesërmen, ditën e pushtimit, dhe e takova vetëm pak çaste në Selanik, ku edhe u ribashkuam. Në mëngjes nuk e pashë më. Ndoshta historia e Shqipërisë do të kishte rrjedhur ndryshe tani, nëse fejesa do të ishte bërë një javë përpara ose pushtimi do të ishte shtyrë për vetëm 48 orë; ose nga ndonjë stuhi e papritur në det që do të kishte vonuar zbarkimin…

-Gjërat janë të shkruara në këtë botë dhe ne nuk jemi gjë tjetër, veç aktorë të një skenari të paracaktuar…

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët