Kombet e Bashkuara kanë kërkuar të hënën 4 miliardë dollarë fonde për të ofruar ndihmë humanitare për rreth 20 milionë jemenas vitin e ardhshëm, ose rreth 70 për qind të popullsisë së vendit të goditur nga lufta.
“Çdo vit, trupi i botës ka nevojë për një miliardë dollarë shtesë”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB dhe koordinatori i ndihmës emergjente Mark Lowcock.
“Dhuna duket se është pakësuar”, shtoi Lowcock, i cili së fundi ka shkuar në Jemen, duke shprehur shpresë për një rezultat pozitiv për bisedimet e paqes që po ndodhin në Suedi.
Ai u ka thënë gazetarëve se në këtë shtet ekziston një situatë humanitare “shumë dramatike dhe çorientuese”.
Ai ka përmendur shifrën e 4 miliardë ndollarëve, si shumë që OKB-ja do të kërkojë në një konferencë të donatorëve, e cila është përkrahur nga Suedia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara dhe pritet të mbahet më 26 shkurt në Gjenevë.
Ai po ashtu ka thënë se shpreson se do të ketë rezultat pozitiv në negociatat për paqe të sponsorizuara nga OKB-ja mes palëve që janë në konflikt në Jemen.
Qeveria jemenase, e mbështetur nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj ushtarak, po lufton me rebelët Huthi të mbështetur nga Irani për kontrollin e Jemenit për gati katër vjet, duke shkaktuar atë që Kombet e Bashkuara e quajnë kriza më e rëndë humanitare në botë.
Në një analizë të re, një agjenci e OKB-së, grupe të ndihmës dhe ekspertë thanë se gjithsej 16 milionë njerëz, ose më shumë se gjysma e popullsisë, hanin “ushqim të pasigurt”.
Një e treta e fëmijëve nën 5 vjeç janë të prekur nga kequshqyerja akute dhe së paku 2 në 10,000 njerëz vdesin çdo ditë.
Vëmendja botërore në Jemen është shtuar në muajt e fundit nga kriza humanitare dhe nga lidhjet e SHBA me Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll.
Sheba Crocker, zëvendëspresidente për politikat dhe praktikat humanitare në grupin e ndihmës CARE, tha “Ndihma humanitare është një zgjidhje afatshkurtër për problemet shumë më themelore,”.