MENU
klinika

Biblioteka e Finlandës

OODI – aty ku leximi i librit është Parajsa

06.12.2018 - 12:14

Me rastin e festës së pavarësisë Finlanda u dhuron qytetarëve një bibliotekë magjepsëse. Oodi – Biblioteka e re publike e Helsinkit një kryevepër e vërtetë arkitekturale. Biblioteka është dhuratë e shtetit për qytetarët me rastin e festës së pavarësisë…

Diçka e tillë ishte e pritshme nga një vend si Finlanda, shteti më i arsimuar në botë që krenohet me sistemin më të avancuar shkollor në Evropë.

Për të festuar 101-vjetorin e pavarësisë nga Rusia, ditën e festës kombëtare, Finlanda u dhuroi qytetarëve të saj Oodin, bibliotekën e re të Helsinkit. Inagurimi filloi mbrëmë, më 5 dhjetor, dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme me ngjarje dedikuar gjithë qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe familjeve.

Një projekt i lindur nga qytetarët

Oodi është një bibliotekë për qytetarët lindur nga qytetarët. Një projekt prej 98 milionë eurosh me zanafillë që në vitin 2012, kohë kur qeveria finlandeze vendosi të festonte njëqind vjetorin e pavarësisë së Finlandës, duke dashur t’u dhuronte diçka qytetarëve:

“Asgjë më e mirë se një bibliotekë mund të simbolizonte mënyrën se si e kuptojmë kombin, një shoqëri e hapur, transparente dhe e barabartë, vlerat e të cilave janë edukimi i vazhdueshëm, qytetaria aktive, liria e të shprehurit. Në të vërtetë, demokracia themelohet mbi një popull të arsimuar dhe kritik, ne duhet ta mbrojmë atë”,deklaron kryebashkiaku i Helsinkit Jan Vapaavuori.

Më pas, qytetarët u përfshinë menjëherë, përmes kërkesave dhe sondazheve, për të bërë të ditur se çfarë donin të gjenin në bibliotekën e re të shtetit.

Ishin qytetarët ata që vendosën shpërndarjen e kateve, prania e hapësirave për të studiuar dhe punuar, madje edhe për të vendosur emrin e bibliotekës: Oodi.

Shërbimet e avantguardias

Oodi është një kryevepër e arkitekturës. Një strukturë shumë moderne prej 85.000 m2 e ndarë në tri kate, të dizenjuara nga studio arkitekturale ALA.

Ideja mbetet që Oodi, përveç funksionit tradicional të një biblioteke, të jetë një hapësirë multifunksionale, ku qytetarët mund të kalojnë kohë për të mësuar dhe për të punuar.

Në katin e parë ndodhet një hapësirë e madhe eventesh, një kinema dhe një bar. Në katin e dytë është Urban Workshop, një vend tërësisht në dispozicion të qytetarëve me mjete nga më të ndryshmet për të punuar dhe krijuar: printera 3D, fotokopje, studio për regjistrim muzikor, lazer, studio për të redaktuar dhe regjistruar video.

Në katin e tretë, më në fund, Parajsa e Librit: një zgjedhje e më shumë se 100.000 librave, një pamje e jashtëzakonshme e peizazhit përreth, ambiente të bollshme për të studiuar në qetësi dhe në grupe.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit