MENU

Vepra klasike

Opera “Carmen” shfaqet nga TOB në Beograd

16.12.2018 - 10:18

Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit Shqipërisë në kuadër  të protokollit të bashkëpunimit me Teatrin Kombëtar të Beogradit sollën në Beograd operën e mirënjohur ‘’Carmen’’.

Në këtë shfaqie morën pjesë artistë të njohur si Vikena Kamenica, Armando Likaj, Armaldo Kllogjeri dhe Renisa Lacka, të cilët performuan në operën “Carmen” në Teatrin Kombëtar të Beogradit.

“Carmen” e kompozitorit Georges Bizet është bazuar në libretin e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy. Ajo është opera tragji-komike në katër akte. Gjatë një karriere të shkëlqyer studentore në Conservatoire de Paris, Bizet fitoi shumë çmime, duke përfshirë ‘Prix de Rome’ prestigjioze në 1857. Në operën gjermane në Berlin premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 1979.

Opera bazohet në një tregim të Carmen që dëshiron nevojën absolute për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë.

Nëpërmjet komikes prezantohen të gjitha emocionet dhe tiparet e gjendjes njerëzore, mendjelehtësinë e një jetë të lehtë, në pamje të parë të bukur, mendjelehtësinë e të parit të gjërave rrethe rrotull, marrëzinë, joshjen, mizorinë, tradhëtinë dhe fatin e dhimbshëm që shndërron komedinë në tragjedi.

Tregimi i Carmen dhe Don Jose, përfundon me një vrasje tragjike. Në efektin e valleve dhe të ritmeve spanjolle  melodia mbushet në mendjen e publikut dhe vjen e magjishme për  të dominuar të gjithë skenën.

Georges Bizet 25 tetor 1838 ishte një kompozitor francez i epokës romantike. Ai ishte kompozitor me stil origjinal, modest dhe nuk kërkonte të ecte përkrah famës, e kishte refuzuar atë edhe kur e kishte për një publik që e njihte, po të punonte për diçka origjinale.

Karriera e tij më vonë u zvarrit, ku kryesisht e fioi jetesën duke rregulluar dhe përkthyer muzikën e të  tjerëve. Ai filloi disa projekte teatrale gjatë viteve 1860, shumica e të cilave u braktisën.

Autori i veprës vdiq para kohe, papritur pas performancës së 33-të të operës “Carmen” dhe kjo pa e ditur se puna e tij do të njihej ndërkombëtarisht dhe do të njihte sukses të madh brenda dhjetë viteve të ardhshme. Ai vdiq nga një atak në zemër.

Prodhimi i operës nga Bizet, u vonua për shkak të frikës se temat e saj të tradhëtisë dhe vrasjes do të ofendonin audiencën. Epoka e asaj kohe kishte një reputacion të madh për trajtimin e fenomeneve të ndryshme që nuk përkonin me moralin e tyre të aristokracisë dhe lindjes së bogjezisë, një nga këto ishte dhe tradhëtia. Për këtë ai ishte i bindur se puna ishte një dështim.

Që prej asaj kohe “Carmen” është bërë një nga veprat më të popullarizuara dhe më të njohura të stilit klasik. “Habanera”, arie e kënduar në aktin e parë dhe “Toreador”, arie e kënduar në aktin e 2 mbeten edhe sot dy nga ariet më të njohura të kësaj vepre.

“Carmen” fillimisht fitoi reputacionin e saj nëpërmjet një seri prodhimesh jashtë Francës dhe nuk u shfaq në Paris deri në vitin 1883. Duke u hapur në një  reze më të gjerë në Europë e më tej ajo fitoi shpejt popullaritetin brenda dhe jashtë vendit.

 

Kjo opera erdhi si bashkëpunim i ndërsjelltë i artistëve dhe të institucioneve të dy vendeve, siç shpjegon ministria “Kjo opera vihet në skenë në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe Teatri Kombëtar i Beogradit. Muajin shtator opera “Carmen” në Tiranë u realizua me bashkëpunimet e ndërsjellta të dy teatrove, me pjesëmarrjen e dirigjentit Dejan Savic dhe këngëtarëve lirikë Ljubica Vranes dhe Janko Sinadinovic, solistë të Teatrit Kombëtar të Beogradit”, bën me dije Ministria e Kulturës.

Në shtator kjo opera u dha nga trupa e baletit në Tiranë, dhe tashmë arti sjell më fortë dy enda për t’u njohur nga kultura. Drejtoresha e  TOB Zana Çela në këtë performancë të artististëve serbë është shprehur:

“Arsyeja përse zgjodhëm këtë vepër është se historia e saj rezonon me të përditshmen e njerëzve të thjeshtë, të cilëve shoqëria u jep të kuptojnë se e kanë të pamundur të bëhen pjesë e shtresave të larta, për shkak të paragjykimeve, për shkak të racës, besimit, seksit, moshës.”  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekord biletash të shitura

“Carmen” shkon në Korçë