MENU
klinika

Liberalizimi i vizave

Opozita në Kosovë kërkon seancë të jashtëzakonshme

04.12.2018 - 11:37

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës, të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

Dy grupet parlamentare nga radhët e opozitës konsiderojnë se këto dështime kanë krijuar mungesë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kanë lëkundur besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar në Republikën e Kosovës. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më tutje. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për normalitet dhe perspektivë të qartë. Tensionet e krijuara gjatë gjithë këtij mandati qeverisës e kanë pamundësuar debatin substancial në shoqërinë e Kosovës për arsim e shëndetësi më të mirë, për shërbime publike më efikase, për punësim dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin për media.

Seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje është kërkuar të mbahet më 04.12.2018 në ora 16:00. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë