MENU
klinika

Befasia

“Oscar 2019”, ceremoni pa prezantues?!

12.12.2018 - 14:40

Pas polemikave dhe heqjes dorë të Kevin Hart, “Academy of Motion Pictures Arts & Sciences” po merr në konsideratë mundësinë për të hequr dorë nga një prezantues për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2019”.

Sipas burimeve të “Variety”, po mendohet edhe për një spektakël pa prezantues tradicional. “Variety” shkruan se modeli për këtë është marrë nga “Saturday Night Live”.

Kevin Hart hoqi dorë nga prezantimi i “Oscar”, pasi Akademia i kërkoi që të shprehte ndjesë publike për disa postime të vjetra në “Twitter”, ku aktori komik ofendonte komunitetin LGBT. Hart fillimisht tha se nuk e shikonte të nevojshme ta bënte për diçka që ka ndodhur në të shkuarën. Por, më pas bëri falje publike dhe njoftoi se nuk do të prezantonte ceremoninë e “Academy Awards”.

Nata “Oscar” do të transmetohet më 24 shkurt 2019.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?