MENU
klinika

Pas reagimit të Brnabiç

Pacolli tregon se kur do të hiqet taksa 100%

25.12.2018 - 12:07

Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh në mbështetje të vendimit të Qeverisë për masat, derisa Serbia vazhdon të urrejë Kosovën dhe popullin e saj.

Reagimi i Pacollit ka ardhur pasi Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka quajtur të turpshme kërkesën e kryeministres serbe, Ana Brnabic drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, për tërheqjen e njohjes të Kosovës.

Pacolli tregon se kur do të hiqet taksa 100% konica.al
Pacolli tregon se kur do të hiqet taksa 100% konica.al

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradin, e ka konsideruar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

…Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme nuk i ka ardhur marre me i dërgua letër edhe Edi Ramës me kërkua tërheqjen e njohjes, derisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë çka kemi vepruar ne”, u shpreh i pari i Qeverisë së Kosovës.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, atëherë kur taksa të hiqet. Siç thotë ajo, kjo taksë e ka kthyer të gjithë rajonin 50 hapa prapa.

Në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, Brnabiç, ka thënë se,ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal“. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN