MENU
klinika

Hendeku gjinor

Pagat, në Shqipëri ka më pak “diskriminim” të grave

02.12.2018 - 14:04

Të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare e Punëstregojnë se, mes grupimit të vendeve me të ardhura të larta dhe të mesme, Shqipëria është vendi që ka pabarazinë më të ulët në paga mes meshkujve dhe femrave.

Me një hendek në paga, në vetëm 4.3%, në botë, vetëm Belgjika është më mirë se Shqipëria. Mesatarja globale fiksohet në 18.4% në këtë drejtim. Të dhënat janë bërë në bazë të pagës në orë.

Edhe po të bëhet krahasimi në terma mujorë Shqipëria del vendi i dytë më “i barabartë” në botë, por jo më pas Belgjikës, por pas Bangladeshit, me një hendek në vetëm 5.4%. Kjo do të thotë se, Shqipëria është vendi më “i barabartë” në Europë sa i përket pagave mes meshkujve dhe femrave.

Një tjetër e dhënë që sipas Ilos, vërteton barazinë në paga në vendin tonë, është edhe koeficenti GINI, matësi më i saktë i barazisë në të ardhura.

Me një koeficent në 32, ku norma e lartë tregon pabarazi më të madhe, Shqipëria është në pozita të favorshme në grupin e shteteve me të ardhura të larta dhe të mesme. Por, jo e njëjta gjë mund të thuhet për vendet me të ardhura të larta, ku mesatarja fiksohet  në 26.1.

Koeficenti GINI mat pabarazinë në të ardhura, jo mes femrave dhe meshkujve, por mes të punësuarve në tërësi në një ekonomi të caktuar.