MENU

Pse vendet refuzojnë të nënshkruajnë?

Pakti i OKB-së për emigracionin do të dështojë?

07.12.2018 - 17:11

Vetëm pak ditë përpara se një numër vendesh të nënshkruajnë një pakt të rëndësishëm të migracionit në Kombet e Bashkuara, një numër kombesh të Bashkimit Evropian kanë filluar të bashkohen me listën e atyre që nuk duan të miratojnë marrëveshjen.

Pakti për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, me 34 faqe do të aprovohet zyrtarisht në Marrakech, Marok, më 10-11 dhjetor.

Procesi i hartimit u nis pasi të gjithë 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit Barak Obama, miratuan në vitin 2016 një deklaratë duke thënë se asnjë vend nuk mund të menaxhojë vetë migracionin ndërkombëtar.

Por Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, u tërhoqën një vit më parë, duke pretenduar se dispozita të shumta në paktin ishin në kundërshtim me politikat e emigracionit të SHBA.

Pavarësisht nga natyra e saj jo detyruese, Bullgaria sinjalizoi këtë javë se nuk do të nënshkruajë paktin, siç bëri Sllovakia, ministri i jashtëm i të cilit dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj qëndrimit të qeverisë së tij.

Emigrantë

“Nuk është ligjërisht e detyrueshme, por nuk është pa rreziqe ligjore”, tha të enjten ministri i migracionit i Belgjikës, Theo Francken.

Ardhja në Evropë në vitin 2015 prej më shumë se 1 milion emigrantësh, shumica që iknin nga konflikti në Siri dhe Irak, e zhytën BE-në në një krizë të thellë politike mbi migracionin. Paaftësia e vendeve për të rënë dakord ndihmoi në nxitjen e mbështetjes për partitë anti-migracion anembanë Evropës.

Ekspertët thonë se marrëveshja është një objektiv i lehtë. Tërheqja prej saj nuk ka ndikime të dukshme negative mbi qeveritë.

“Ata që e kundërshtuan paktin global, e kanë lexuar atë? Ky është vetëm një bashkëpunim me të gjitha vendet, “tha të enjten komisioneri i BE për migracionin Dimitris Avramopulos. “Kjo nuk është e detyrueshme.  Nuk vë në pikëpyetje sovranitetin kombëtar “.

Vendet e tjera të BE-së që kanë refuzuar të nënshkruajnë dokumentin janë Hungaria dhe Polonia, të cilat kanë kundërshtuar kuotat e refugjatëve që synojnë ndarjen e barrës së vendeve të Mesdheut si Italia, Greqia dhe më së fundi Spanja, ku mbërrijnë shumica e emigrantëve.

Por tërheqja e vendit që mban presidencën e BE-së deri në fund të vitit, ka qenë me rëndësi të madhe simbolike.

Kancelari konservator austriak Sebastian Kurz, njoftoi largimin e Austrisë nga pakti në tetor, duke theksuar se kishte disa pika që ata i shihnin në mënyrë kritike dhe kishin frikë nga një rrezik për sovranitetin tonë kombëtar”.

Accosiated Presse

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pakti i OKB-së për migracionin

Pse nuk do të nënshkruajë Austria?