MENU
klinika

Pse kriza humanitare nuk po merr fund?

Paqja “e cunguar” në Jemen…

19.12.2018 - 11:11

Ndërkohë që palët ndërluftuese të Jemenit u takuan në Suedi javën e kaluar, shpresat ishin të larta se këto bisedime paqeje, do t’i jepnin fund konfliktit në vazhdim që e kishte lënë vendin në prag të zisë së bukës dhe krijoi atë që OKB e quan “Ferri i gjallë për miliona fëmijë”.

Në përfundimin e bisedimeve, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres njoftoi se palët kishin rënë dakord për një numër hapash të rëndësishëm dhe inkurajues, duke përfshirë një armëpushim në qytetin port Hodeidah.

Por megjithëse udhëheqësit e planit të paqes planifikojnë të rifillojnë bisedimet në janar, ata vazhdojnë të mos marrin parasysh një strategji kritike: përfshirjen e grave.

Përfshirja e grave nuk është thjesht një çështje e drejtësisë, është një strategji. Hulumtimet tregojnë se kur gratë marrin pjesë në një proces paqeje, marrëveshja që rezulton është 64 përqind më pak gjasa të dështojë dhe 35 përqind ka më shumë gjasa të zgjasë së paku 15 vjet.

Nga Guatemala në Irlandën e Veriut në Filipine, gratë kanë treguar se përfshirja e tyre në një proces paqësor është vendimtar. Megjithatë, në Jemen, gratë kanë pasur pak ose aspak përfaqësime në raunde të shumta bisedimesh që nga viti 2011.

Pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë rëndësinë e përfshirjes së grave në bisedimet e paqes, një raport i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, zbuloi që gratë përbëjnë vetëm dy përqind të ndërmjetësve, pesë përqind të dëshmitarëve dhe nënshkruesve dhe tetë përqind të negociatorëve në mbarë botën. Negociatorët e procesit të paqes në Jemen kanë një mundësi për të përmirësuar këto.

Të drejtat e grave ishin përsëri nën sulm, sidomos nga koalicioni saudit. Brenda pesë muajve të parë të luftës, rastet e dokumentuara të dhunës me bazë gjinore, përfshirë përdhunimin, u rritën me 70 për qind. Nga dy milion njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, 75 përqind janë gra dhe fëmijë.

Përfshirja e grave jemenase në negociatat për t’i dhënë fund luftës në vendin e tyre do të reflektojë kontributet që ato po bëjnë tashmë.

Së pari, gratë jemenase kanë formuar koalicione të reja, duke përfshirë Paktin e Grave të Jemenit për Paqen dhe Sigurinë dhe Rrjetin e Solidaritetit të Gruas. Ato kanë aktivizuar komitetet lokale të armëpushimit, kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar familjet e bllokuara nga konflikti dhe për të evakuar shkollat ​​që mbahen nga grupe të armatosura.

Së dyti, ata kanë lehtësuar aksesin humanitar në zonat ku ka qenë e vështirë të arrijnë ndihmat, mbështesin programet e riintegrimit për fëmijët e ushtarëve.

Gratë gjithashtu kanë ndihmuar për çarmatimin, demobilizimin dhe programet e riintegrimit dhe kanë bërë thirrje për përfshirjen e më shumë grave në sektorin e sigurisë, të gjitha masa për të forcuar rimëkëmbjen pas konfliktit dhe stabilitetit.

Përfshirja e grave në tryezën e paqes nuk është vetëm gjëja e duhur, por gjëja më e mençur./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN