MENU
klinika

Nuk mungon Isaac

Pas sukseseve, Dua mbledh familjen dhe miqtë

22.12.2018 - 23:07

Tashmë 2018-ta është në ditët e tij të fundit dhe për Dua Lipën është koha për të festuar sukseset e jashtëzakonshme që ka marrë gjatë këtij viti.

Këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova u bë bashkë me familjen dhe miqtë e saj për të festuar sukseset dhe festat e fundvitit.

Dua Lipa Bambi

Dua ka realizuar një festë të madhe në shtëpinë e saj në Londër. Ajo ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa imazhe nga festa, ku shihet se është duke ia kaluar mirë nën shoqëri të më të dashurve të saj.

Artistja shihet e lumtur, ndërsa feston e ndërsa pranë saj gjendet edhe i dashuri, Isaac Carew.

Dua do të jetë gjithashtu në kopertinën e “British Vogue” për muajin janar, gjë të cilën ajo e ka llogaritur si një ëndërr të realizuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN