MENU
klinika

Lady Gaga

Pas sukseseve, koha për martesë…

12.12.2018 - 14:49

Ndoshta nuk e kishte menduar asnjëherë se edhe në kinematografi do të kishte një sukses të jashtëzakonshmë, po ashtu si në muzikë, por Lady Gaga e arriti një gjë të tillë.

Pas përfundimit të të gjitha premierave të “A Star is Born”, në vende të ndryshme të botës dhe me shpresën se filmi do të rrëmbejë të paktën një çmim “Oscar”, Lady Gaga duket se më në fund do të jetë gati për një dasmë të madhe.

Burime pranë saj kanë konfirmuar se këngëtarja e së fundmi aktorja e ka mbajtur sekrete fejesën e saj për shkak të angazhimeve të shumta, por nuk do të ndodhë e njëjta gjë sa i përket ceremonisë së martesës.

32-vjeçarja nisi të shoqërohet me partnerin e saj Christian Carino në muajin shkurt, ndërsa pranoi se dyshja ishin fejuar në fshehtësi në muajin tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali i 75 i Filmit në Venecia

Lady Gaga në Venecia, një yll i lindur!