MENU
klinika

Ç'të presim nga Annegret Kramp-Karrenbauer?

Pasardhësja e Merkelit mund ta shpëtojë Evropën…

10.12.2018 - 14:38

Ja pra, Annegret Kramp-Karrenbauer, AKK, siç e quajnë mbështetësit e saj, është udhëheqësja e re Bashkimit Kristian Demokrat të Gjermanisë, CDU. Megjithatë, gruaja që demonstroi fuqinë e saj të qëndrueshme në kongresin e partisë CDU të premten nuk ishte AKK, por Angela Merkel. AKK ishte zgjedhja e Merkelit.

Merkel deklaroi se nuk do të kërkonte një mandat tjetër kur mandate aktual të mbaronte në vitin 2021 dhe u largua si udhëheqëse e partisë, duke treguar se Kramp-Karrenbauer, , do të ishte pasardhësja e saj e preferuar.

Nëse partia do të donte të fitonte mbështetjen e elitave urbane, grave dhe minoriteteve, tani ishte koha për ta bërë këtë.

Disa të pakënaqur vendosën ta rrëmbenin këtë mundësi. Ish-ministri i Financave, Wolfgang Schäuble, i cili dikur ishte shpallur si pasardhës i Kohl, por ishte mposhtur  nga Merkel, e bindi Merzin të kandidojë.

Merz, mishëronte shpresën, ose kërcënimin  e kthimit në CDU në epokës Kohl: një zhvendosje në të djathtë me shpresën e rimarrjes së votuesve të cilët kishin braktisur CDU për të djathtën Alternative für Deutschland (AfD) .

Sikur Merz të fitonte, ekspertët tani do të pyesin se sa kohë do t’i duhej ta rrëzonte Merkelin. Tani ata po pyesin se sa kohë Kramp-Karrenbauer do të jetë në gjendje ta mbajë Merkelin në pushtet.

Pra, çfarë mund të presim nga Annegret Kramp-Karrenbauer si udhëheqëse e Gjermanisë?

kolana e librave

Megjithëse është besnike ndaj Merkel, ajo nuk është Merkel.

Merkel është protestante , AKK është një katolik nga Saarlandi. Merkel është liberale nga bindjet, AKK-ja konservatore dhe evropiane.

Askush nuk dyshon tek aftësitë e saj.

Veprimet për sa i përket Evropës, natyrisht, janë të kufizuara. Pasi  e humbi Britaninë në Brexit, tani Gjermania duket se po humbet Francën. Italia, Hungaria, Polonia dhe shtetet e tjera të Europës Lindore po rebelohen kundër Brukselit.

Dikush duhet t’i japë fund kësaj rrëmuje. Nëse dikush mund ta bëjë këtë, ajo mundet. Si një katolike nga një shtet i vogël gjerman, ajo i kupton pakënaqësitë e vendeve më të vogla brenda BE-së në një mënyrë që Merkel  kurrë nuk mundi.

 Kush e di, ajo madje mund të gjejë një mënyrë për ta kthyer përsëri Britaninë në Bashkimin Europian.

Alan Posener, një bloger gjerman, shkruan për Die Welt dhe Welt am Sonntag

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar

Do të kundërshtojë politikat e Merkelit?

Pasardhësja e Merkelit do të ndryshojë politikën e migracionit

"Evropa do të humbasë shumë"

Rënia e Merkelit dhe e ardhmja e Evropës