MENU
klinika

Ndryshimet në kabinetin qeveritar

Patozi, ironi me ndryshimet: Më lehtë importojmë ministra nga Kosova se sa patate

29.12.2018 - 12:39

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar situatën e krijuar pas ndryshimeve të fundit të ndodhura në kabinetin qeveritar nga Kryeministri Rama.

Patozi nuk e ka kursyer ironinë lidhur me ndryshimet e ministrave dhe zëvendësimin e atyre që mbanin më parë këtë detyrë.

Marr shkas nga fakti se dy Ministri jo pak të rëndësishme, ajo e Arsimit dhe e Punëve të Jashtme iu besuan dy shqiptarëve nga Kosova, Patozi thotë se Shqipëria e ka më lehtë të importojë Ministra sesa patate, sepse për të parët të paktën nuk paguhen taksa.

patozi-konica.al
patozi-konica.al

“Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri. – Po çfarë të them unë?- iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara.

Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).

Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa”.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore