MENU
klinika

Unaza e Re

PD akuzon: Prishja e banesave filloi nga poeti i pushkatuar

04.12.2018 - 17:13

Policia Bashkiake së bashku me forcat “Shqiponja”, nisën ditën e sotme shkatërrimin e shtëpive në kuadër të projektit të Unazës së Re.

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë ku thotë:

“Prishja e banesave në Laprakë nisi me familjen Nela, të afërmin e poetit të pushkatuar Havzi Nela”.

Forcave bashkiake ju desh të përdorin forcën për të nxjerrë një familjeje nga shtëpia dhe për ta prishur atë demonstrativisht.

kolana e librave

“Familja që ishte vendosur të bëhej shembull e para ishte ajo e Bajram Nelës.

Banesa-e-Havzi-Neles-konica.al
Banesa-e-Havzi-Neles-konica.al

Nisja e prishjeve me forcë të shtëpive me familjen e Bajram Nelës, një i afërm i Havzi Nelës, poetit që u var në 1988 në sheshin qendror të Kukësit nga diktatura komuniste, të kujton jo vetëm firmën e Kristaq Ramës në atë varje, por flet edhe për marrëdhënien që Edi Rama do të vendosë sot me protestuesit”, deklaron PD.

Sipas saj, për banorët e Unazës së Re, Laprakës, Shkozës dhe shumë zonave të tjera informale, prishja e banesës së Nelëve është një mesazh se me ta nuk do të ketë negociata, por do të flitet vetëm me gjuhën e forcës.