MENU
klinika

Deklarata

PD denoncon: Mësuesit po detyrohen të ndalin protestën

10.12.2018 - 20:01

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka publikuar sot në Facebook-un e tij mesazhe që i janë dërguar mësuesve për të bërë komente pozitive në ftesën që Rama i bënte studentëve për dialog.

Ai shkruan se “Rilindja po detyron me lezet mësuesit që të dekurajojnë studentët në qëndresën e tyre”.

“Me siguri urdhëri ka dalë nga ministria “e rrethuar” e Arsimit,” shkuan ai.

Statusi i plotë

Rilindja hedh në sulm “grupet paramilitare”, drejtorët, lukunitë e zyrave partiake, për të detyruar “me lezet” mësuesit, administratën e gjithçka mundet, që të dekurajojnë studentët në qëndresën e tyre.

Angazhon të politizuarit, për të ruajtur depolitizimin e protestës!!!???

Kjo është sms-ja që denoncojnë mësuesit dhe që i është shpërndarë atyre, ku i kërkohet të mbështesin Kryeministrin e të lenë në baltë studentët, një pjesë fëmijë të tyre.

Me siguri urdhëri ka dalë nga ministria “e rrethuar” e Arsimit.

Çfarë turpi!!!???