MENU
klinika

Risitë e draftit

PD: Drafti i ri zgjedhor i PS-së minon reformën

18.12.2018 - 20:34

Drafti i Reformës Zgjedhore, paraqitur në mënyrë të njëanshme në Kuvend nga socialistët, ka dy risi thelbësore: përdorimin e elektronikës, kërkesë e hershme e PD-së, dhe votimin e shqiptarëve jashtë Atdheut, që është kërkuar gjithmonë nga socialistët.

Për sa i përket elektronikës, drafti thekson se i referohet identifikimit biometrik të votuesve, votimit me dhe nëpërmjet pajisjeve elektronike, si dhe numërimin nga pajisjet të votave të hedhura.

Pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të kryejë një testim të pajisjeve përmes numërimit manual të jo më pak se 10% të qendrave votimit.

Verifikimi paszgjedhor i sistemeve nuk prek rezultatin, por në rast defektesh apo pasaktësish, KQZ-ja mund të vendosë me 4 vota pro t’i zhvillojë manualisht zgjedhjet e radhës.

drafti zgjedhor-konica.al

Ndërsa zgjedhësit jashtë Shqipërisë duhet të plotësojnë dy kushte: të kenë regjistruar në Gjendjen Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe të kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

Është KQZ-ja që i kërkon Gjendjes Civile të përfshijë në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit të dhënat e atyre që kanë kërkuar të votojnë.

Sipas këtij propozimi të socialistëve, në rast se votimi jashtë vendit kryhet manualisht, KQZ i dërgon zgjedhësit përmes Postës Shqiptare me shërbimin e shpejtë me garanci dorëzimi, dokumentacionin e votimit, përbërë nga zarfet dhe fletën e votimit, si dhe udhëzimet për procedurën e postimit të fletës së votimit të plotësuar.

Nëse votimi nga jashtë kryhet elektronikisht, KQZ i dërgon zgjedhësit përmes të njëjtit shërbim postar si më lart, dokumentacionin udhëzues për procedurën dhe, sipas rastit, kodet e sigurisë që parashikon procedura e votimit elektronik.

drafti zgjedhor-konica.al

Numërimi i votave elektronike bëhet menjëherë pas përfundimit të afatit të votimit, ndërsa për ato të dërguara me postë, KQZ-ja organizon një vend numërimi të posaçëm.

Ky propozim i PS-së nuk ka marrë akordin e opozitës, pasi drafti nuk është konsensual. Si të tillë, mazhoranca e ka të pamundur ta miratojë, në kushtet kur nuk ka shumicën e cilësuar prej 84 votash që kërkon Kodi Zgjedhor.

Ndërsa Partia Demokratike deklaroi se, me këto amendamente të njëanshme, PS po minon në mënyrë të përsëritur Reformën Zgjedhore.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët

Gjykon Nuredin Dumanin dhe të pandehur të tjerë

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula