MENU
klinika

Opinion

Për të fituar studentët, tani duhet të nisin dialogun

07.12.2018 - 21:43

Nuk ka betejë në botë që të jetë përmbyllur ndonjëherë pa një tryezë negociatash.

Pas vetëm katër ditë protestash, studentët tashmë kanë fituar respektin e opinionit publik, si edhe vëmendjen dhe reflektimi e qeverisë, e cila ka vepruar konkretisht duke ndryshuar VKM-në mbi tarifat për provimet e mbartura (që ishte shkëndija e demonstratave) dhe është shprehur e gatshme për të plotësuar edhe shumë kërkesa të paraqitura më pas nga studentët. Politikisht, studentët e kanë fituar tashmë betejën e tyre, një rezultat i arritur në kohë rekord.

Protesta për armët kimike, sa për të kujtuar një shembull të afërt në kohë, zgjati shumë më tepër, para se Edi Rama të tërhiqej.

Por, në mënyrë që kjo fitore politike të transformohet edhe në rezultate konkrete, është e domosdoshme që palët të ulen rreth një tryeze, për të diskutuar hapat që pasojnë.

Negociatat bëhen gjithnjë nëpërmjet një përfaqësie dhe, t’i refuzosh ato nga frika se përfaqësuesit nuk do të ishin të përshtatshëm, rrezikon t’i çojë këto demonstrate në një tunel pa dalje. Disa herë luftëra gati të fituara janë humbur edhe nga frika.

Ka shumë mënyra për të zgjedhur përfaqësuesit dhe ka po aq shumë mënyra për të kontrolluar veprimtarinë e tyre, siç ndodh në të gjitha protestat studentore në botë.

Tani është e rëndësishme dhe urgjente që studentët të përcaktojnë këto rregulla të vetë-rregullimit, për ta ngritur lëvizjen e tyre spontane në një aksion politik, të koordinuar dhe të deleguar tek një lidership.

Pa e çuar protestën nga sheshi tek tryeza e negociatave, vetë protesta rrezikon të shkojë dëm dhe fitorja politike e arritur mund të shfryhet si një flluskë sapuni.

Ky është momenti ideal për të nisur negociatat, pasi është qeveria ajo që i kërkon. Ky ishte edhe qëllimi i protestave: të detyronin qeverinë të dëgjonte studentët.

Të refuzosh ftesën për dialog, politikisht dhe strategjikisht nuk ka sens, ndërkohë që ta lije protestën pa lidership, mund ta transformonte atë në një kaos, ku secili e ndjen veten të lirë të kërkojë çfarë t’i vijë ndërmend dhe, në atë pikë, përballë njëmijë kërkesave pa sens, as ato që kanë një sens nuk do të mund të plotësoheshin. /C.B.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!