Si meritokracia dhe populizmi përforcojnë gabimet e njëri-tjetrit…
Në Francë, ku Emmanuel Macron jashtëzakonisht jopopullor kryeson një vend të “mbytur” nga protestat, një politikan kryesor i partisë së qendrës së Macronit u pyet në një intervistë televizive se çfarë gabimesh politike kanë bërë kolegët e tij: “Ne ishim me siguri shumë delikat” i tha ai intervistuesit.
Njëkohësisht, një gazetë hungareze zhvilloi një intervistë me Radek Sikorski, ish-ministër i jashtëm i Polonisë dhe një anëtar i një partie të qendrës, e cila u mund nga populistët që aktualisht sundojnë në Varshavë.
I pyetur për të shpjeguar situatën kaotike evropiane, ai citoi një ese të fundit nga gruaja e tij, kolumnistja i Uashington Postit, Anne Applebaum, e cila e portretizoi populizmin si një pjesë të revoltës nga ana e të pasuksesshëmve kundër “meritokracisë dhe konkurrencës”.
Ndërsa lexoja këto, mu kujtua “Ngritja e Meritokracia”, e shkruar në vitin 1958 nga shërbëtori civil britanik Michael Young. Libri i tij, një vepër letrare që pretendonte të ishte një vepër e historisë dhe analizave politike të shkruara në mes të shekullit 21, parashikoi një botë, ku elita u bë një version gjithnjë e më i patolerueshëm i aristokracisë së vjetër, duke çuar në trazira dhe revolucione populiste në vitin 2034.
U ktheva në librin e Young, sepse unë kam shkruar kohët e fundit për gabimet e meritokracisë sonë. Ajo që gjeta ishte një profeci që i përshtatet peizazhit politik bashkëkohor perëndimor shumë mirë, edhe nëse revoltat populiste kanë ardhur pak më herët.
Autori fiktiv i librit është një sociolog i pompoz, i cili beson absolutisht në sistemin meritokratik, i cili ka prodhuar një elitë “më brilante” se çdo në të kaluarën.
Por libri nuk na tregon nëse populistët janë në gjendje ta bëjnë revoltën e tyre “efektive”, nëse ata janë në gjendje të marrin pushtetin dhe të nxisin dhunën.
Dëshmitë e epokës sonë tregojnë se ata nuk mund të jenë aq të aftë. Ajo sugjeron, në të vërtetë, se kur meritokracia humb kredibilitetin dhe legjitimitetin, rezultati është një ngërç politik.
Në situate si kjo e jona, populistët nuk kanë kompetencë dhe asnjë program koherent, kështu që gjithçka që mund të fitojnë revoltat e tyre është paqëndrueshmëri.
Versionet e ndryshme të kësaj ekzistojnë në Britani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Në versionin britanik forcat e populizmit patë një fitore mahnitëse në referendumin e Brexit, por mungonin liderë të vërtetë dhe një plan të qartë pas kësaj.
Në Francë protestat e “jelekverdhëve” kanë sjellë zemërim që nga periferitë e Francës deri në zemër të Parisit.
Në Shtetet e Bashkuara populistët teorikisht kanë nën kontroll Shtëpinë e Bardhë, me një president që premtoi të jetë tradhtar i klasës së tij.
Çdo rast është një intimim paksa i ndryshëm i përfundimit që Michael Young parashikoi 60 vjet më parë. Një klasë qeverisëse ofron më shumë ankesa sesa plane.
Kjo është ajo që duhet të bëjë shteti, të mbushë hendekun midis fituesve të vetëkënaqur dhe humbësve të zemëruar…
Ose në të kundërt, Perëndimi do të vazhdojë të ecë në rrugë pa krye.
Ross Douthat ka qenë një kolumnist i Opinionit për The Times që nga viti 2009. Ai është autor i disa librave, së fundmi, “Për të Ndryshuar Kishën: Papa Françesku dhe e Ardhmja e Katolicizmit”./konica.al