Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Kosovës kanë mbajtur sot mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.
Delegacioni i Kosovës është kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa ai i BE-së është udhëhequr nga Federica Mogherini.
Ndonëse ishte paraparë të mbahej një konferencë për media, kjo nuk ka ndodhur pas takimit pasi që ajo është anuluar dhe ka pasur tensione.
Temë e konferencës ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 për qind për mallrat e Serbisë.
Para takimit, Mogherini dhe Hahn i dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre. /Konica.al/