MENU
klinika

Deklarata

Përlotet Haradinaj: Plak, u ba ushtria!

14.12.2018 - 12:14

Pas 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, 14 dhjetori do të jetë ndoshta data e dytë zyrtare me më shumë peshë në shtetin e dytë të shqiptarëve në Europë.

Kjo e premte është ditë historike, pasi për herë të parë Kosova bëhet me ushtri. Deputetët e Kuvendit kosovar votuan të trija projektligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të vendit.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës janë parë të bashkuar si rrallëherë duke shënuar këtë arritje historike, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, edhe pse ekspertët e kësaj fushe pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri do të jetë një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

ushtria-e-kosoves-konica.al

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka dedikuar një mesazh të atit të tij të ndjerë, që u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë.

Duke publikuar foton e vet me të atin, Hilmi Haradinaj, Ramushi shkruan: Plak, u ba ushtria!