Trajtimi i sëmundjes së bronkitit është një ndër sfidat më të mëdha të mjekësisë në mbarë botën. Gjithmonë e më tepër, duke lënë mënjanë shkencën, mjekët po i drejtohen më shumë mjekimeve popullore për trajtimin e këtij problemi.
Prandaj, sot po iu sjellim një recetë se si të përgatisni vetë në shtëpinë tuaj përzierjen e cila lehtëson kollën dhe bronkitin në një kohë shumë të shkurtër. Një orë pasi të keni konsumuar këtë përzierje ju do të ndjeni lehtësimin e parë.
Më poshtë keni recetën:
Përbërësit:
400ml ujë;
2 banane;
2 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja:
Në fillim qëroni bananet dhe shtypini ato derisa të bëhen qulle. Më pas në një tenxhere hidhni ujin dhe prisni të vlojë. Kur uji të ketë vluar shtoni bananet e shtypura dhe lërini të ziejnë për rreth 30 minuta. Fikeni dhe lëreni të ftohet. Kur përzierja të jetë ftohur atëherë shtoni mjaltin.
Përzierjen konsumojeni tre herë në ditë nga një filxhan kafeje në çdo vakt.