MENU
klinika

Komunizmi nuk e pranoi

Piktori shkodran, bohem ndër rrugët e Evropës

23.12.2018 - 16:28

Nga Andreas Dushi

Është fare pak i njohur në Shqipëri e thuajse aspak në Kosovë një artist i cili me pikturat e tij dhe mënyrën e jetesës mahniti kryeqytetet e artit evropian. Ky është shkodrani Lin Delija i cili lindi në Shkodër më 3 shkurt 1926 dhe, deri kur u largua nga bota më 9 prill 1994, ndër telajo gdhendi pavdeksinë e vet.

Duke e lënë Shqipërinë para ardhjes së komunizmit, Delija artin e tij e krijoi me frymëzimin që i jepnin rrugët e Evropës deri sa, më në fund u vendos në Romë ku kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe ku zë vend pjesa kryesore e kijimtarisë së tij. Ndonëse larg, gjithnjë dëshirontë të dinte për atdheun. Duke qenë se nuk mund të abonohej në revistat vendase, sipas miqve të tij, çdo muaj i vinin thuajse të gjithë revistat e Kosovës, asokohe pjesë e Jugosllavisë dhe shumë herë më liberale se Shqipëria.

Në Itali, përposë akademive dhe shkollave të artit, qe krijuar edhe ajo e Lin Delisë ku, sikurse na thotë Elena Moscati, “shumë studentë përveç akademisë së arteve donin të përvetësonin edhe atë të Lin Delisë”.

Motivet, ngyrat dhe ralizimi i pikturave të tij e bëjnë Delinë krejt të dallueshëm prej piktorëve të kohës. Katalogjet e tij i ngjajnë romaneve vizivë ku pikturat jepen si vazhdime a zgjatime të njëra – tjetrës, me koherencë logjike ku njihemi me jetën dhe pëngjet e tijë, prej te udhëtimet nëpër Evropë e deri të komunizmi shqiptar.

Shpesh herë, mërzitej mjaft pasi përveç bashkëshortes, njerëzit e afërt i kishte shumë larg e për më tepër, edhe kushtet ku jetonin nuk ishin të denja për një piktor të përmasave që ai ishte e kështu, ai e shihte, gjente dhe ndjente veten vetëm ndër piktura. Në një prej intervistave të kohës, thotë:

Para disa ditësh erdhi një pasanik i këtij rrethi. E njihja mirë edhe më para. Qëndroi me mua për pak kohë. Sillen andej – këndej nëpër atelienë time. Pastaj më tha: ‘Më pëlqen kjo pikturë maestro Delija.’ Unë nuk i dhashë aq shumë rëndësi. Ai gjithnjë insistonte dhe së fundi më pyeti: ‘Maestro, sa kushton kjo pikturë?’ Unë, pa menduar shumë, i thashë një çmim bukur të lartë. Ai menjëherë e hoqi takulinin dhe mi numëroi liretat italiane. E mori pikturën dhe doli…

Unë mbeta i vetmuar. E shikoja vendin e zbrazët të pikturës që kisha shitur. Më mungonte! Në mbrëmje shkova te blerësi. Kur më pa, u befasua. Më tha: ‘Urdhëro Maestro! Çfarë nderi kam sonte!’ Pas pak e pyeta: ‘Ku e ke vendosur pikturën që e bleve sot tek unë?’ Më tha: ‘Ja këtu pas dere, pasi nuk pata kohë për ta studiuar mirë vendin ku do ta vendosja.’

Kjo përgjigje dhe sjellje më preku thellë në zemër. Isha tejet i pikëlluar. Më shkoi mendja: Eh pasanikët, mendojnë se mund të bëjnë gjithçka me kë të duan… I kërkova pikturën e pasi insistoi, qe i detyruar të ma kthente pikturën e shitur, ndërsa unë i ktheva paratë dhe i lumtur e solla prap në stuio, në vendin që i takonte.”

Në vitin 1968, Lin Delija çelë në Atrodoco ekspozitën “Arta Sacra – Gjoni XXIII” e cila i dha rrugë akademisë së mëvonshme për të cilën u vlerësua deri edhe nga Papa Pali VI. Në këtë akademi, u formësuan, edukuan dhe frymëzuan shumë artistë të rinj me të cilët Italia ka dekada që mburret.

Sikurse duket, Shqipëria asnjëherë nuk ka pranuar brenda vetes njerëz që mund t’i ngrinin asaj imazhin në botë… i ka larguar, shmangur e herë pas here, edhe përbuzur. Ndërsa ata, asnjëherë nuk e kanë harruar Shqipërinë, madje e kanë dashur dhe bërë të njohur në botë  ashtu sikurse artistikisht kanë ditur.

Nga Delija te Koliqi, nga Camaj te Gjeçaj, shqiptarët kanë treguar se dinë të jenë të tillë brenda dhe jashtë vendlindjes së tyre!