MENU
klinika

Përlotet Panucci

Pjesa e ndjeshme e trajnerit të kombëtares

11.12.2018 - 22:12

Trajneri i kombëtares tonë, Christian Panucci ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”. Gjatë emisionit trajnerit i është bërë një surprizë, një videomesazh nga djali i tij, i cili ndodhet në Itali. Panucci është përlotur teksa dëgjonte me mall mesazhin nga djali i tij.

Panucci tregoi që djali ishte fryt i martesës 9-vjeçare me ish-bashkëshorten e tij, por që tashmë janë ndarë.

Aktualisht, trajneri i kombëtares është i lidhur me një person të botës së artit në Itali, me një balerinë të njohur italiane, të cilën e njohu dhe dashuroi falë spektaklit “Dancing With The Stars”.

E gjitha ka plot gjashtë vite që ka filluar dhe pse për publikun italian u bë publike vetëm një vit më parë. Panucci tregoi se kjo marrëdhënie funksiononte shumë mirë.