MENU
klinika

Emërohen pesë anëtarë

Plotësohet Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

22.12.2018 - 13:54

Plotësohet më në fund të Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Kuvendi miratoi këtë javë pesë nga gjashtë kandidaturat për vendet vakante. Anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës janë Ridvan Bode, Edlira Luçi, Suela Popa, Luljeta Minxhozi dhe Artan Hoxha.

Tre prej kandidatëve janë të propozuar nga qeveria, ndërsa dy nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Kandidatura e gjashtë, Arben Malaj, pritet të votohet në janar, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm në seancën paraprake dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.

Me zgjedhjen e pesë anëtarve të rinj, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të dalë nga një bllokim afro dymujor, periudhë gjatë të cilës mungonte kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Për këtë arsye, kanë dështuar tre mbledhje të parashikuara të Këshillit Mbikëqyrës dhe nuk ka qenë e mundur të merren vendime mjaft të rëndësishme, si ai për normën bazë të interesit apo miratimi i buxhetit të Bankës së Shqipërisë për vitin e ardhshëm.

Këshilli Mbikëqyrës pritet të mblidhet për herë të parë në fillim të vitit të ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës

Seancë te “Ekonomia”, anëtarët e rinj të BSH-së

Këshilli ka ngelur me 3 anëtarë

Bllokohet vendimmarrja në Bankën e Shqipërisë