Ai ishte shpëtimtar i Evropës. Një 39-vjeçar që shpëtoi Francën nga populistët, i sapoardhuri që mposhti kundërshtarien e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen në një debat televiziv në prag të zgjedhjeve presidenciale. Vizionari i cili kishte plane të mëdha për Bashkimin Evropian. Një John Kennedy i shekullit të 21-të.
Kjo ishte në vitin 2017. Pas tetëmbëdhjetë muajsh në mandatin e tij presidencial, Emmanuel Macron, u përball me një kryengritje të atyre që punonin me jelek të verdhë. Presidenti karizmatik u hidhërua nga protestuesit të cilët u përpoqën të ndjekin makinën e tij këtë javë, kur ai vizitoi një ndërtesë publike në Francën jugore qendrore. “Macron, jep dorëheqjen”ishte thirrja e tyre.
Edhe tani, askush nuk mund të parashikojë nëse kjo revoltë do t’i japë fund dialogut apo do të degjenerohet në një krizë edhe më të thellë dhe më të rrezikshme.
Çfarë shkoi keq? Dy grupe faktorësh kanë hyrë në lojë.
Një valë kryengritëse tani është një tipar i njohur i demokracive perëndimore dhe partitë tona tradicionale e kanë të pamundur për t’iu përshtatur këtyre sfidave të reja. Më i vendosur se paraardhësit e tij, Macron do ta reformonte Francën dhe do të largonte padrejtësitë e botës së vjetër.
Gjithashtu, Macron, në librin e tij “Révolution”, nuk kishte përmendur klasën punëtore.
Mënyra e tij vertikale për ushtrimin e pushtetit, u bë gjithnjë e më shumë problem: rrethimi i tij nga një ekip i vogël i teknokratëve; përbuzja për njerëzit që nuk kishin aq fat që të ishin aq të suksesshëm sa ai; mungesa e njohurive të terrenit politik, etj.
Politika e tij e bëri atë “presidentin e të pasurve”.
Por po nëse Presidenti Macron dështon? Kjo nuk është një pyetje e lehtë. Nuk ka asnjë alternativë të dukshme, asnjë udhëheqës i opozitës nuk është përgatitur për zgjedhje të menjëhershme. Çfarëdo që të ndodhë, Presidenti Macron nuk do të jetë në gjendje të qeverisë siç bëri në vitin e tij të parë.
Më shumë gjasa, axhenda e reformave do të ketë nevojë për një pauzë. Reformat e sistemit të pensioneve, të shërbimit civil, të taksave vendore, të institucioneve politike; do të duhet të presin ose të zhduken fare. Frenimi i shpenzimeve publike do të jetë një sfidë edhe më e madhe.
Një skenar i tillë i Francës që kthehet në problemet e tij të vjetra do ta bëjë Bashkimin Evropian jo të mirë. Udhëheqësi i vetëm i guximshëm me një vizion për një projekt evropian të ripërtërirë, mund të largohet.
Megjithatë, nëse Emmanuel Macron mbijeton nga kjo krizë, ndoshta do të ndodhin gjëra të mira. Ai, së bashku me elitat franceze dhe evropiane, mund të nxjerrë mësim nga protesta dhe të gjejë një mënyrë për të qeverisur me njerëzit, jo kundër tyre. Në fund të fundit, kjo është demokracia.
Sylvie Kauffmann është ish-kryeredaktore e Le Monde, dhe opinioniste.