MENU
klinika

Policja e plagosur

“Policia është ëndrra ime, s’heq dorë”,Ina Nuka kthehet në Tiranë

22.12.2018 - 08:47

Punonjësja e policisë që mbeti e plagosur nga një kapsollë gjatë protestës së 22 nëntorit para parlamentit, është kthyer mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Ina Nuka ka mbërritur dje në Rinas rreth orës 21:30 pas trajtimit mjekësor të specializuar në Ankara të Turqisë dhe ndërhyrjes që i bëri të mundur rikthimin e gishtit të këputur.

“Policia është ëndrra ime, nuk do tërhiqem kurrë, çka më ndodhi më ka bërë më të fortë, më të motivuar. Ndjehem e përulur para gjithë shqiptarëve të cilët u bënë pjesë me mesazhet e tyre”, tha Nuka pas mbërritjes në Rinas.

Ajo u prit nga Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Zv/drejtori për Rendin në DVP Tiranë Dhimitraq Ziu, drejtues të tjerë të lartë të Policisë, kolegë, miq e të afërm.

Efektivja tha se nuk ka mëri personale me askënd dhe për cilindo që shkel ligjin të veprojë ligji.