MENU
klinika

Operacioni i policisë rrugore

Policia rrugore, dënime dhe gjoba për 235 shoferë

19.12.2018 - 13:42

Policia Rrugore e Tiranës gjatë një operacioni blic, ka proceduar penalisht të paktën 235 drejtues mjetesh.

Rrugorët me uniforma dhe civilë kanë arritur të kapin me shkelje të paktën 235 mjete, për të cilat janë plotësuar edhe formularët përkatëse, ndërsa monitorimi vazhdon.

Njoftimi i policisë rrugore
Rrugorët e kryeqytetit dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, krahas masave për sigurimin e aktiviteteve masive, në kuadër të aplikimit të formave të ndryshme të kontrollit për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, po vijon çdo ditë patrullimet dhe monitorimet me shërbime që dokumentojnë shkeljet nëpër segmente rrugore dhe kryqëzime të ndryshme për të cilat plotësohen procesverbalet përkatëse për shkeljet e verifikuara nga agjentët verifikues në terren dhe më pas adresimin e tyre sipas adresave që përmban leja e qarkullimit të mjetit të konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të uniformuara dhe të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve, në rrugët urbane të kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 235 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Të përdorësh rrugën sipas rregullit, gjeneron siguri për veten dhe të tjerët, është aty, jo për të ndëshkuar, por për të treguar rëndësinë që ka zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore