MENU
klinika

Albert Çaçi

Populistët dhe elitat

12.12.2018 - 14:01

Ajo që po ndodh këto ditë në Francë nuk është  një revoltë ndaj shumë padrejtësive dhe gjendjes ekonomike shoqërore të  një shrtese të popullsisë që thjesht e etiketojnë “Francë profonde”.

Këto protesta që po simbolizohen  me të ashtuquajturit “‘jelekverdhë ” po përhapen në  një pjesë të konsiderushme  të shoqërisë. Përshkallëzimi i kësaj lëvizje  është kaq i rrezikshëm për ekuilibrat socialë politikë, saqë ia vlen të shikohet në thellësi pasi nuk është një fenomen kaq semplist sa duket në pamje të parë.

Gjatë gjithë shekullit të shkuar, gjithë lëvizjet politike ishin karakterizuar nga një subjekt social dhe politik(partia) që organizonte në një farë mënyre lëvizjen, duke definuar objektivat, strategjinë dhe rezultate. Këto në fakt  ishin lëvizje të parashikueshme. Madje kishin të qartë edhe kohën kur nisnin dhe dinamikën e tyre.

Tashmë kemi një element  të ri  dhe ky është paparashikushmëria. Lëvizjet që lindin sot nuk janë të programuara, lindin në terrene sociale komplet të ndryshme për nga kultura, subjekti dhe përbërja klasore. Dhe mbi të gjitha lindin në mënyre të paparashikushme dhe spontane. Janë lëvizje që lindin nga një shkëndijë, si për shembull taksat e karburantit, tarifat universitare, pagesat e shërbimeve, etj dhe  gjatë dinamikës së  zhvillimit të tyre mbledhin dhe shpërthejnë gjithë revoltën e atyre  që kanë një gjendje  ekonomike-shoqërore të degraduar.

Kemi të bëjmë me një populizëm europian modern. Kuptimi i populizmit si një fenomen që ka lindur nga strukturat politike të mbas revolucionit francez është i bazuar në konfrontimin e të djathtës dhe të majtës, por që  tashmë është  duke ndryshuar radikalisht.

Lëvizjet populiste europiane refuzojnë  skemën politike të djathtë dhe  të majtë  dhe nuk ndjekin një definicion të ngurtë ideologjik  të majtë apo të djathtë.

Dhe këtu është suksesi i tyre, pasi  nuk luajnë sipas skemave të fiksuara.

E megjithatë populizmi ka një logjikë të tij, pavarësisht gjithë spontanitetit që e karakterizon, ka një  nisje të një ideologjie të re populiste që po merr formë.

Në radhë të parë lëvizjet populiste janë kundër elitave politike, në bllok, pa bërë dallimin midis atyre të djathtë apo të majtë. Është një lloj lëvizje e periferisë kundër qendrës, kundër elitave.

Elitat e reja politike europiane, që nuk kanë asgjë të përbashkët me pozicionet aristokratike, janë   të motivuara nga pushteti, konforti, pasurimi. Dhe kjo është baza e një elite globaliste botërore që po prish gjithë ekuilibrat socialë-ekonomikë që janë  bazamentet e civilizimit të shoqërisë.

Këto elita kanë humbur tashme lidhjet me shoqërinë dhe  ato tashmë kanë krijuar botën e tyre  ku njerëzit  e thjeshte nuk kanë vend në këtë “kullë të fildishtë”.

Do të mjaftonte vetëm thënia e Klinton, mbasi humbi ndaj Trump, kur i definoi  një pjësë të votusëve të tij (63 milion) si  “deplorables” për të kuptuar se sa larg kanë shkuar elitat në raport me masat e thella të kombit .Dhe të mendosh se këta “deplorables” e votuan Trump jo se e donin, por se gjykuan  ti jepnin  një  mësim politikave globaliste të Klintonin  dhe Obamës , pasojat e të cilave ,ata i kishin provuar në kurrizin e tyre.

Këtu gjendet bashkimi i populistëve deplorables ndaj pushtetit të elitave. Populistët e djathtë janë kundër elitave për politikat e tyre ndaj emigracionit,dhe sigurise ndërsa ata të majte  ndaj politikave shkatërruse ekonomike në favor të kapitalit  të madh ekonomiko-financiar

kolana e librave

Dhe ata po krijojnë një  histori të re politike ,atë të  njërezve të thjeshtë pa definicion politik, kundër elitave.

Për herë  të parë në historine moderne financa e lartë, nëpërmjet globalizmin ka nënshtruar gjithë klasën politike ekzistuse .Realizimi i fitimeve maksimale për bankat dhe shumëkombëshet nuk ka më rëndësi se në ç’vend të botës ato realizohen, dhe as se  çfarë pasoja devastante kanë për strukturën sociale të vendit ku realizohen. Rëndësi ka vetëm që ato të jenë maksimale. Të papunët, të varfërit, të pamundurit nuk ju interesojnë,ata ja kanë lënë të merret politika .

Ky rend botëror ekonomik  është natyrisht i favorshëm për Bursën, financën e lartë dhe spekulimet financiare. Kapitali financiarë nëpërmjet bankave të fuqishme  duke rritur fuqinë e tyre morën pushtetin real  duke kondicionuar tashmë edhe vendimet politike.

Por aspirimi i tyre për  një botë uniformë, të standartizuar sipas klasikes “politically correct”  e gjithë bazuar mbi eliminimin pothuajse total të principit të sovranitetit dhe të identitetit etnik, ekonomk, politik, juridik të një shteti që konceptohet tashmë  si një entitet burokratik dhe si  shërbëtor të interesave të ”pushteteve të forta” është duke dështuar në mënyrë spektakolare.

Gjithçka e fshehur deri tani, me rritje GDP, rritje eksporti, surpluse buxhetore, fonde investimesh  dhe gjithfarë spekullimesh financiare janë probleme që nuk i prekin më as minimalisht interesat e njerëzve të thjeshtë që kanë filluar masivisht të humbin nga statusi i tyre social ekonomik i disa viteve më parë që i kishin fituar me shumë luftë dhe përpjekje.

Dhe për fat të mirë këta përbëjnë shumicën e votuesve dhe mund të bllokojnë nëpërmjet votës çdo lloji zhvillimi asimetrik ekonomiko-shoqëror, duke u munduar ta centrojnë atë. Votimet e fundit  si Brexit, Trump, Itali dëshmuan pikërisht këtë forcë që shumë e nënvlerësojnë.

Dhe prandaj sot gjithë sistemi politik ka hyrë në një krizë të thellë ekzistenciale. Forcat tradicionale nuk po arrijnë të frenojnë rritjen e fuqishme të populistëve në gjithë Europën. Skemat e tyre për t’i etiketuar populistët si fashistë, islamofobë, nihilistë, racistë, sovranistë duket se nuk po funksionojnë dhe nuk po i frenojnë rritjen e konsensusve të tyre elektoral. Rasti më  tipik është Lega Nord në Itali ku me gjithë etiketimet e gjithëfarë epitetesh nga elitat politike  ajo sot në sondazhet e fundit del partia e parë në Itali me 34 % të preferencave duke tejkaluar ndjeshëm edhe 5 Yjet, populistët e majtë.

Sot, praktikisht asnjë koalicion i djathtë tradicional  nuk siguron dot më mazhorancën në Europë, pa folur për disfatën katastrofike të së majtës  që në gjithë BE është reduktuar në nivelin e 15 %.

Madje për të përballuar rritjen  galopante të populistëve po synojnë bashkime atipike si Grosse Kualition ne Gjermani  për të mbajtur qeverisje. Por edhe kjo manovër nuk po funksionon më, pasi sondazhet e fundit tregojnë se këto Gross Kualitione  nuk kanë më mazhorancën.

Pra realisht sot Europa ndodhet në një situatë politike  me të vërtetë inovative dhe të paprecedent. Vendin e pozicionimeve klasike  të majtë, të djathtë po e zë gjithmonë e më tepër një  transversalizëm  jo ideologjik dhe anti-sistem që po transformon në mënyrë radikale kuadrin politik europian.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare europiane të majit të 2019 do të jenë beteja e parë frontale midis formacioneve në kuadrin e ri politik  dhe padyshim nga rezultatet e këtij konfrontimi do të varet gjit kompozicioni  politik dhe vetë e ardhmja e Bashkimit Europian.

Albert Çaçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedime për një tjetër aleancë

Liderat evropianë kundër populistëve

Rrënjët e populizmit italian...

Pse italianët përqafuan populizmin?