MENU
klinika

Serie A, Java 19

Presidenti habit me bastin nëse mund Juven

28.12.2018 - 15:34

Nesër do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 19-të të Serie A, kur dita do të nisë me ndeshjen Juventus-Sampdoria. Kampionët e Italisë janë ndalur në ndeshjen e fundit dhe kërkojnë rikthimin te fitorja.

Por ajo që ka habitur të gjithë është premtimi i presidentit të Sampdorias: “Kam flokë të gjatë, i kam mbajtur gjithmonë kështu, por nëse fitojmë ndaj Juventusit, do t’i pres të gjitha, do t’i bëj si Nainggolan”.

Pra, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, bën një premtim të çmendur në mikrofonët e “Rai Radio 1 Sport”, në prag të ndeshjes së nesërme me bardhezinjtë.

“Futbolli është argëtim dhe kjo gjë nuk duhet të ndalet. Duhen shtuar kujdestarë për zbatimin e ligjit. Nëse një ultras shkon në stadium për të shqetësuar të tjerët, ai duhet neutralizuar.

Por, në stadiume janë 60 mijë njerëz dhe nuk mund të ndëshkohen të gjithë për një ‘dru të shtrembër’. Në futboll nuk duhet të ketë dhunë dhe racizëm, ne po flasim për sport dhe argëtim. Për dhunën, disa njerëz janë arrestuar” – ka shtuar Ferrero, duke iu referuar ngjarjeve në ndeshjen Inter-Napoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN