MENU
klinika

Dëbimi në Turqi

Presidenti Thaçi pritet të raportojë për ‘gylenistët’

05.12.2018 - 12:30

Të mërkurën mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, të njohur si rasti ‘Gylenistët’.

Në këtë mbledhje pritet të intervistohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe familjarët e të depërtuarve.

Ndryshe, ditë më parë në këtë Komision është intervistuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai kishte thënë se për rastin e depërtimit të shtetasve turq, ishte informuar rreth një orë më vonë pasi kishte ndodhur largimi i tyre nga Republika e Kosovës.

Ndërsa, ka raportuar para Komisionit në lidhje me këtë rast, Haradinaj ka sqaruar se për shkak të mos informimit të tij, siç shkruan ligji për këto ngjarje, kërkoi atë kohë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-futbollisti i Barcelonës

Nga akuzat si gylenist, te lindja e djalit