Kryeministri i Maqedonisë, njëherësh krryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë takimit me kryetarin e socialistëve hungarez Bertalan Toth, ka thënë se pret që autoritetet hungareze në përputhshmëri me parimet evropiane dhe konventat ndërkombëtare ta ekstradojnë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski.
“Presim të vazhdojë mbështetja konkrete për përforcimin e sundimit të së drejtës, dhe se institucionet hungareze do të veprojnë në përputhje me parimet evropiane dhe konventat ndërkombëtare, dhe se do të sigurohet ekstradimi i Nikolla Gruevskit”, tha Zaev.
Gruevski para një muaji u arratis në Hungari ku edhe fitoi azilin politik.
Ai është i dënuar me dy vite burg për rastin ‘Titanik’ për blerjen e Mercedesit luksoz mbi 600 mijë euro.
Autoritetet e Maqedonisë menjëherë pas arratisjes së tij kërkuarn ekstradimin e tij. /Konica.al/