MENU
klinika

Rreziqet e Preeklampsisë

Presioni i lartë i gjakut në shtatzani! Kujdes

12.12.2018 - 17:35

Presioni i lartë i gjakut nuk është kurrë një problem për t’u injoruar, por kur një grua shtatzënë zhvillon preeklampsi, situata bëhet veçanërisht serioze. Nëna dhe fëmija mund të preken.

Dhimbjet e kokës dhe vizioni i mjegulluar gjatë shtatzënisë mund të jenë ndjesi të parrezikshme, ose shenja të preeklampësisë, një gjendje që lidhet me presionin e lartë të gjakut që zhvillohet pas javës së 20 të shtatzënisë.

Përcaktimi i preeklampësisë

“Preeklampsia është kur ju keni presion të lartë të gjakut plus proteina në urinën tuaj,” shpjegon mjekja gjinekologe Susan Lashley, profesoreshë , në Universitetin e Virxhinias në Charlottesville.

Gjithashtu i quajtur toksemia e shtatzënisë, zhvillimi i presionit të lartë të gjakut ose i hipertensionit gjatë shtatzënisë është shumë e rrezikshme për nënën dhe fëmijën.

SHTATZANI-konica.al

Llojet dhe simptomat e preeklampsisë

Dr. Lashley përshkruan dy llojet e preeklampsisë:

Preeklampsia e butë: Simptomat e vetme janë nivelet e larta të presionit të gjakut dhe proteina në urinë.

Preeklampsia e rëndë: Përveç simptomave të mësipërme, pacientët mund të kenë dhimbje koke, vjellje dhe frymëmarrje të vështirë.

Simptoma të tjera të preeklampsisë janë ndjeshmëria ndaj dritës dhe dhimbjes së barkut.

Këto mund të jenë shenja edhe të shtatzënisë, prandaj është e rëndësishme të kontaktoni me mjekun dhe të kryeni kontrollet, duke testuar presionin e gjakut dhe duke analizuar urinën tuaj.

Statistikat dhe shkaqet e preeklampsisë

Tensioni i lartë i gjakut shfaqet në rreth 5 për qind deri në 10 për qind të shtatzënive, edhe pse preeklampsia e rëndë është shumë më pak e zakonshme.

Faktorët e rrezikut për preeklampsi

Disa faktorë rrisin rrezikun për preeklampsi gjatë shtatzënisë:

* Mosha mbi 40 vjeç;

* Të jesh më i ri se 20 vjeç;

* Shtatzëni me binjakë;

* Preeklampësi të mëparshme;

* Obezë;

* Të ketë sëmundje kronike, të tilla si diabeti, sëmundje të veshkave, lupus, ose artrit reumatoid.

shtypja-e-larte-konica.al

Rreziqet e Preeklampsisë:

* Dëmtimi i placentës, e cila ushqen dhe mbështet fëmijën;

* Dëmtimi i veshkave të nënës, mëlçia dhe truri;

* Lindje të parakohshme;

* Lindja e fëmijës nënpeshë.

Preeklampsia madje mund të jetë fatale për nënën dhe fëmijën në disa raste.

Ruajtja kundër Preeklampsisë

Nuk ka mënyrë të sigurt për të parandaluar preeklampësinë.

Si gjithmonë, mbajtja e një peshë të shëndetshme, të hahet një dietë ushqyese dhe marrja e kujdesit të rregullt prenatal do të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të komplikimeve dhe të sigurojë që probleme si preeklampsia të diagnostikohen në kohën e duhur.

Nëse keni presion të lartë të gjakut përpara se të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që ajo të jetë nën kontroll duke marrë medikamente të përshkruara nga mjeku.