MENU
klinika

Viti Kulturor Austri - Shqipëri

Prezantohet Grand Gala “Ales Walzer” në TKOB

19.12.2018 - 18:18

Grand Gala “Ales Walzer” u prezantua sot në konferencën për shtyp në prani të Ministres së Kulturës, Znj.Mirela Kunbaro, Ambasadorit të Austrisë, Z.Johann Sattler, Drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Znj.Zana Cela dhe koreografit, Z.Renato Zanella.

“Ky event, është konceptuar si simbolika e ritmit dhe energjisë së teatrit tonë, si një koncert që i takon gjithë audiencave, ashtu siç ka qenë dhe i gjithë kalendari i këtij viti, i cili përfshiu 206 aktivitete”, theksoi Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Grand Gala “Alez Walzer” përmbyll kalendarin e shfaqjeve për vitin 2018 dhe mbyll me kreshendo të fortë Vitin Kulturor Austri – Shqipëri 2018.

Ambasadori Austriak garantoi vijimin e bashkëpunimit me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit si edhe për vitin 2019, duke vënë theksin në suksesin e plotë të të gjitha projekteve kulturore të vitit 2018, me palën shqiptare.

Në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri 2018, në 28 Dhjetor, ora 19:00, në Pallatin e Kongreseve Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në bashkëpunim me Ambasadën Austriake do të shfaqin GRAND GALA “Alles Walzer” dirigjuar nga Claudio Buschler dhe koreografi nga Renato Zanella.

Një Gala magjike me valset dhe pjesët më të bukura të Strauss dhe autorëve të tjerë vjenez.

Bileta kushton 1000 lekë dhe ju mund të gjenden çdo ditë në sportelin e Pallatit të Kongreseve, nga ora 10:00 – 20:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5-vjetori i ndarjes nga jeta!

Fatos Sela, aktor i Teatrit Kombëtar