MENU
klinika

Zbulimi i dokumenteve

Privatizimi i ish-Serës, Ministria e Financave nxjerr faktet

24.12.2018 - 16:20

Pas denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike, ku deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se Ahmetaj ka firmosur në vitin 2016 për privatizimin e zonës së ish-Serës, për të favorizuar më pas biznesmenin Edmond Bego, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë të tjera fakte.

“Ky është dokumenti i firmisur nga këshilltari i Këshillit të Ministrave, i cili i ka hapur procedurë legalizimi në vitin 2007. Dëshiroj të ndalem në dy elementë që sqarojnë pozicionin e ministries së Financave në këtë objekt.
Në asnjë rast ministria e financave nuk ka firmosur asnjë dokument me Edmond Begon.

Në asnjë rast ministria e Financave nuk ka asnjë dokument që nxjerr fitues këtë person. Ministria ka favorizuar kalimin e serave në pronësi të trashëgimtarëve Hamdi Pinari.

Pagesa është kryer nga trashëgimtarët Pinari. Media është e ftuar për më shumë detaje dhe verifikime pranë Ministrisë së Financave për të gjithë objektet”, deklaron ministria e Financave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Por nuk përfshin eurobondin

Borxhi publik, 66% në fund të shtatorit