MENU
klinika

Aktivitet kombëtar artistik

‘’Proces’’ ngre në këmbë artistët

03.12.2018 - 11:33

Rrugëtimi i artit në Shqipëri ka ecur falë ngritjes së një palë vlerave artistike në të kaluarën, zhvillimit dhe shpërbërjes së këtyre vlerave, ngritjes së vlerave të reja. Këto vlera të vjetra kanë vendin dhe cakun e vet.

Nga 26 nëntor deri më 16 dhjetor jeta artistike do të jetë prezente në tre hapësira galerish për të diskutuar mbi artin pamor me vizitorët dhe njerëzit që e duan artin. Ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm për artin shqiptar.

Ringritja e vështirë në proceset sociale dhe kulturore të vlera të tjera, po aq të diskutueshme edhe sot nga e kaluara, dhe ndërtimi i vlerave të reja, po aq i diskutueshëm për mënyrën si po vijojnë është debat i përgjithshëm shoqëror.

Në art, një epokë mjaft e diskutuar me ‘’realizmin socialist’’, ku një njeri pompoz dhe ideal u ngrit në bllok, dhe një njeri tjetër i ri po ngrihet falë një gënjeshtre të mëparshme të idealit abstrakt, që nga ana tjetër solli vetëm dhunë. Ky është një sfond historik rrugëtimi dhe vjen të debatohet fare mirë në nevojën e një procesi që gjithmonë ndodh.

Ndryshimi i fjalës me imazhin, këndvështrimi për formën dhe përmbajtjen, procesi i gjithanshëm i orientimit të vlerave dhe normave shoqërore ndihet gjithmonë në art.

Jeta është një proces, ashtu si arti, një proces për t’u diskutuar midis vlerave të mëparshme dhe të reja.

Arti gjithashtu si pjesë kultivuese e njeriut për t’u përsosur në ndjenja dhe ide është proces.

Fare mirë këto dhe shumë probleme të tjera si këto, i dhanë rrugë një ekspozite tri javore me titullin ‘’Proces’’.

“Proçesi”, e vlerësuar si ngjarje kulturore e rëndësishme prezantohet para publikut me pikturën, skulpturën, instilacionin, fotografi dhe videoart.

Artistët dhe pedagogët e arteve janë bërë bashkë në ekspozitën “Proçes”, që është e shpërndarë në tre galeri arti, ”FAB”, “Zenit” dhe “Kalo”.

Në tri javë artistike dhe në tri hapësira shqiptare galerish, hapet një dritare për të debatuar, për të parë dhe vizituar artin pamor.

Pedagogët e Fakultetit të Arteve të Bukura do të kenë një hapësirë frymëmarjeje për të diskutuar, promovuar dhe paraqitur në ekspozitën e titulluar ‘’Proces’’.

“Procesi” ndërthur procesin krijues me atë pedagogjik dhe shkencor duke mundësuar simpoziume, punëtori dhe biseda të hapura mbi çështje të artit dhe pedagogjisë, problemeve artistike sa dhe sociale dhe kulturore.

Ky format u jep mundësinë për pjesëmarrje, jo vetëm pedagogëve që merren me studime shkencore, por edhe studentëve që kanë mbaruar Universitetin e Arteve dhe vazhdojnë krijimtarinë e lirë apo studimet e tyre.

Në këtë ekspozitë marrin pjesë 25 artistë të njohur me fokusi kulturor,  socialo-kulturor mbi atë çfarë kemi qenë dhe çfarë jemi sot. Kjo vjen shumë më qartë në mesazh dhe përcilletnë këndëvështrimin e artit pamor në emrat profesionistë  si:

Albes Fusha, Arben Bajo, Ardian Isufi, Ardian Pepa, Edison Çeraj, Edmond Gjikopulli, Ergys Krisiko, Ermal Baboçi, Fatmir Miziri, Florian Haxhihyseni, Gazmend Leka, Harri Aleksi, Kreshnik Xhiku, Merita Selimi, Mikel Temo, Orlis Vathi, Sadik Spahija, Shpëtim Kërçova, Viktor Ferraj, Vladimir Llakaj, Vladimir Myrtezai.

E kuruar nga Ilir Kaso, ekspozita ndërthur procesin krijues me atë pedagogjik dhe shkencor, duke mundësuar simpoziume, punëtori dhe biseda të hapura.

Kuratori paraqet një figurë të shquar të artit pamor me origjinë shqiptare por me nivel profesional ndërkombëtar, Gjon Mili. Nëpërmjet rrugëtimit të tij do të nisë një fokus më i gjerë në procesit shqiptar në mënyrën se si mund të zhvillohet arti.

Ky aktivitet i zgjeruar tashmë në tre pika do të shërbejë edhe si një produkt prezantimi dhe kërkimi për punën krijuese pedagogjike kërkimin e tyre shkencore dhe për publikun e gjerë.

Në këtë këndvështrim është shprehur dhe dekani i arteve Ardian Isufi, ai shprehet për këtë lloj modernizmi të artit në këto kohë të vështira për të krijuar dhe konceptuar art bashkëkohor.

Stefan Çapaliku dhe Florian Haxhihyseni në Galerinë FAB sollën premierën Dokumentari “Gëzohem që shqiptarët kanë filluar ta pëlqejnë skulpturën”. Filmi u shfaq për të pranishmit në kuadër të aktivitetit “Proçes” që tashmë ka nisur prej disa ditësh. Filmi sipas Çapalikut tregon mbi statusi social të artistit në periudhën e tranzicionit.

E rëndësishme në këto aktivitete sipas tij është që të jepet një ndikim dhe zgjerim të problematikave të artit si dhe historia e saj publikut. Në shumë tema të tjera që do të ekspozohen mund të shquajmë:

Temat nga fotografia sjellin fotografët shqiptarë në historikun e tyre në Amerikë nga Dr. Ermir Hoxha, në bisedë e hapura dhe për çështje të hapura nga Primo Shllaku.

Me 6 dhjetor ka Leksion nga Donika Çina, performancë “STUDY ART for FUN or FAME”. Si mund të jenë raportet midis imazhit dhe fjalës, në fokus nga Jolka Nathanaili-Penotet & Gian Francesco Arzente.

Në 8 dhjetor Ilir Kaso& Ardian Isufi do të mbahet dokumentari si program alternativ në Atelierin e Grafikës.

Vladimir Myrtezai do të vijë në një dokumentar me titullin “Në ndërtim e sipër” në Atelienë e Medias për vizionimin audioviziv.

Rosela Dhimgjini sjell referatin me temë “Programi Ikonografik i Kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq”.

Zef Paci sjell një kërkim të arkivave fotografike të ATSH “Mbi jetën e përditshme politike”.

Edison Çeraj ka një leksion të hapur për kurimin si proces, me temë “Rolin e kuratorit”.

Fioralba Stalka flet për Edukimin artistik, mbi zhvillimin e veprimtarisë së artit pamor.

Në 15 dhjetor Ledia Kostandini & Ilir Kaso vijnë me temën e shkëmbimit akademik me idenë e të mësuarit nga eksperienca.

Në 16 dhjetor ‘’Procesi’’ në mbyllje do të rikthehet në galerinë Fab në orën 11.

Shikoni për më shumë: 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN