MENU
klinika

Detajet

Protesta e studentëve/ Marshim dhe në rrethe

07.12.2018 - 10:04

Protesta e studenteve të Universiteteve publike është shtrirë në të gjitha universitet publike në rrethe.

Përveç studentëve të Tiranës, protestohet edhe në Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlore dhe Durrës.

Studentët e Durrësit dhe të Elbasanit priten t’i bashkohen studentëve të Tiranës para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.