MENU
klinika

Ligue 1, Java 16

Protestat në Paris shtyjnë ndeshjen e PSG-së

04.12.2018 - 15:34

Ndodh edhe kështu, që për shkak të protestave, të shtyhet një ndeshje futbolli. Sfida e së shtunës në Ligue 1 për javën e 16-të, mes PSG dhe Montpellier, është shtyrë për shkak të protestave që kanë përfshirë Parisin.

Prej ditësh në Paris kanë nisur protesta masive kundër vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e karburantit dhe taksave të lidhura me të, në plan prej 1 janarit. Rreth 36,000 persona dolën në protestë të shtunën e shkuar dhe Parisi është në kaos.

Janë me qindra të arrestuar deri tani, ndaj policia nuk merr përsipër aktivizimin e aktiviteve sportive në kryeqytetin francez. Policia ka përdorur gaz lotjsellës dhe përplasjet nëpër Paris kanë qenë të dhunshme, me makina të djegura, dyqane të shkatërruara dhe statuja të masakruara.

Raportohet se deri tani kanë mbetur të vdekur 3 persona të vdekur. PSG u ndal në Bordeaux javën e shkuar, pas startit me 14 fitore rresht në kampionat, ndërkohë që ka 14 pikë avantazh nga Montpellier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN