MENU
klinika

Intervista në News 24

Protestat studentore/ Ministrja Nikolla flet sërish

08.12.2018 - 16:55

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla thekson se është shumë e rëndësishme të nisë sa më shpejt dialogu me studentët.

Ne do të ecim përpara me komunikim për të adresuar të gjitha shqetësimet që studentët kanë. Nuk dua të komentoj ngjyrimet politike. Në sytë e mi sot prevalojnë studentët dhe shqetësimet e studentëve. Shqetësimet e studentëve janë shqetësimet e mia” theksoi ministrja Nikolla.

Kërkesat vijojnë sikurse qëndron dhe vullneti për të filluar dialogun për të gjitha problemet që ata shtrojnë. Studentëve do i sugjeroja të fillojmë komunikimin e dialogun, jam gjithmonë e gatshme. Ashtu sikurse dhe studentët kërkuan që një grup i madh të ndërveprimi të diskutojmë një më një të gjitha kërkesat e tyre.

Përgjysmimi i tarifave studentore

Të ulemi pasi diskutuar me rektorët e dekonët, tarifat nuk përcaktohet nga qeveria por nga institucionet e arsimit të lartë. Kemi dëshirën për një proces konkret për shqetësimet që ata kanë.
Kërkesë dhe ndryshimit të ligjit të arsimit të lartë. Nuk ka reformë perfekte, por çdo gjë është e mundur kur ka komunikim dhe dialog.

Nëse studentët nuk ulen për komunikim?

Nuk dua të ngre hipoteza mbi një shtresë që është pasuria e kombit. Ata janë djem e vajza të rritur në demokraci që e dinë që komunikimi e konsensusi janë armët më të forta.

Mendoni se kjo protestë është apolitike?

Nuk dua të komentoj fare ngjyrimet politike, i kam ndjekur dhe reagimet politike. Por ajo që më shqetëson janë vetëm kërkesat e studentëve. Ato janë kryesorja.

Nëse do ulen tarifat si do bëhet kompesimi?

Nuk është një përgjigje që jepet me një fjali, por do flasin specialistët, studentët e familjet shqiptare

A e keni menduar dorëheqjen ?

Kam menduar shumë gjëra por ajo që shqetëson është zgjidhja e problemit dhe studentët të kthehen sa më shpejt në klasa.

Çfarë bisedash keni bërë me Ramën?

Rama ndjek me shumë shqetësim dhe seriozitet protestën. Patjetër që ka komunikim dhe kryeministri është i hapur për komunikim e dialog me studentët. Nuk flasim për negociata, flasim për komunikim për të ecur para me shumë çështje që studentët ngrejnë.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD