MENU
klinika

Vazhdimësia e protestave

Protestat studentore/ Zbardhet axhenda për ditën e nesërme

14.12.2018 - 19:59

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Ata sot kanë hyrë në ditën e dhjetë me radhë duke kërkuar me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria, ndërsa siç shprehen vetë studentët, nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat.

Gjatë ditës së nesërme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe për shkak të kësaj, diskutohen disa skenarë të mundshëm se ku mund të protestohet dhe si do të jetë numri i tyre, duke marrë në shqyrtim se nesër është ditë pushimi dhe shumë studentë shpërndahen nëpër rrethe.

Për protestën dhe vendin ku do të protestohet, ka shumë ide, ku një pjesë e studentëve shprehet se do të protestojnë nesër tek Zogu i Zi, por kjo ide duket se është hedhur poshtë.

Një grup tjetër shprehet se nuk ka punë me rrugët, por kauza e tyre është tek kryeministria. Ka thirrje dhe ftesë  për protestë mbarëkombëtare, por jo organizime të mirëfillta. Shumë studentë shkojnë në shtëpi për të siguruar ushqimin e javës.

Gjatë fundjavës ka patur shumë studentë pjesëmarrës në protestë.

“Fajin për djegien e mandateve e marr unë, por…”

Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun!

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët