MENU
klinika

Dossier/ Pjesa e parë

Provokacia! Lahuta është e jona…

09.12.2018 - 12:46

Nga Eugent Kllapi/

Ditët e fundit u pa një reagim i fortë publik me problemin e regjistrimit të ‘’gusle’’ e njohur ndryshe edhe si ‘’lahuta’’ me ndryshime pothuasje të papërfillshme në elementë dhe me funksion të njëjtë si instrument muzikor i Serbisë dhe si pjesë e trashëgimisë botërore kulturore.

Situata ku të gjithë e kanë këtë instrument në Ballkan dhe kur përdoret origjina kohore si për ta përqafuar të tyren si pjesë e trashëgimisë botërore lë shumë shteg për interpretime dhe analiza gjithfarëllojëshe në kulturologji.

Më të habitur dhe të shtangur ngelën shqiptarët. Ky instrument mendohesh se ishte aq i lashtë në historinë e Shqipërisë sa dhe historia e cikleve të këngëve të kreshnikëve. Si të mos mjaftonte kjo vetë instrumenti lidhet pashmangshmërisht me rapsodin si element që bashkon lahutën dhe vjershërimin si element që i lidh të dy këto figura. Nuk mund të kuptohet lahuta pa vjershat dhe rapsodin.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë

Ministria e Kulturës në detyrën për të informuar publikun në një deklaratë të saj për mediat shpejtoi të nxirrte disa pika mbi të cilat përgënjeshtronte këtë situatë, në një nga këto pika krysore thoshte se:

‘’Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin.’’

Besir Bajrami, kulturolog i etapave të hershme të qytetërimeve

Në të njëjtën përmbajtje e kritikë vazhdon dhe një kulturolog dhe studiues i kulturave të lashta, deri në ditët sot, Besir Bajrami, i cili e kundërshton këtë duke thënë se kjo nuk duhet të merresh si element i përbashkët i Ballkanit, sepse insturmenti është element burimor shqiptar:

‘’Shqipërisë i është refuzuar një kërkesë e ngjajshme me 6 tetor 2015, nga UNESCO. Arsyen e dijni ju(Ministria e Kulturës) ma mirë, por nuk e shpjegoni atË! (Ref. 1: Decides not to approve the International Assistance request from Albania for Safeguarding the Albanian ‘Epos of the heroes’ (‘Eposi i Kreshnikëve’) (No. 00916);)
Mbledhjen e 100 mije vargjeve të Eposit të Kreshnikeve, në teren, që ka bërë bartesi i këtij projekti, Prof. Dr. Zymer Neziri, nuk e kanë ndihmuar institucionet e shteteve shqiptare. Pse?
Përse duhet që Ministra e Arsimit e Shqipërisë, ta pres nga fillimi i vitit 2013 anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, për të vazhduar me aplikimin nëpërmjet dosjes së ‘Eposit te Kreshnikëve’ që e ka mbedh Prof. Dr. Zymer Neziri (me financa private), derisa këtë e bëri para nesh Serbia?’’

Esat Ruka, studiues folklori, kantautor, Mjeshtër i Madh

Ai shprehet se studiues të huaj, shkrimtarë,  albanologë e etnologë, muzikologë, historianë, arkeologë, kanë zbuluar, vlera te pallogaritshme, që japin hershmërinë e kombeve, në të gjitha festivalet ndërkombëtare të kombit shqiptar  të organizuara në viset shqiptare nuk mendohet pa ”Eposin e Kreshnikeve” në portalin Albanian Montreal press.

Drejtor i festivaleve në qytete të ndryshme si psh., në Lezhë ai e lidh instumentin me rapsodin ku shprehet se ka dhe femra rabsode, të vjetër e të rinj.  Për problemin e lahutës si instrument i trashëgimisë kulture shqitpare, ai shton se:

‘’Në 2010 Komiteti i trashëgimise shpirterore, e ka shpallur ‘Eposin e Kreshnikeve’, këngët me lahuta pra vlerë kombëtare, në vitin 2012 është plotësuar dosja për UNESCO, së bashku me Kosovën, por iu la Kosovës si territor më i madh i mbajtjes së kësaj vegle muzikore. Meqe Kosova nuk u pranua në UNESCO, u luajt loja si duket që ta bënte Serbia, duke dëshmuar edhe një herë karakterin e saj abuzues dhe manipulues mbi të vërtetat historike dhe kulturore te shqiptareve.’’

‘’Shumë studiues të huaj janë referuar ‘’Eposit te Kreshnikeve’’ si William Pery dhe Albert Lloid të unviersitetit të Harvardit, të cilat kanë regjistruar me mijëra vargje, të kënduara nga rabsodë në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe serbo-kroatisht, pra bilingual, si dëshmi e përdorimit të hershëm të këtij isntrumenti dhe të këtij zhanri të trashëgimisë shpirterore.’’

Ai është kritik për këtë fakt ku institucione të Europës i kanë shpërfillur gjithmonës vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, si ato të pellazgo-iliro-arbëreshe me karakter historiko-shpirtëror dhe ky rast duhet të jetë si apel për një integritet moral mbi të vërtetat, vlerat dhe traditat e kombeve.

Mathieu Aref, kulturolog

Një kulturolog i debatuar për veprat e tij në ambiente të ndryshme Mathieu Aref mbi këtë problem shprehet se ”Lahuta ka qenë pjesë e trashëgimisë kulturore Pellazgo-iliro-Shqiptare me mijëvjeçarë përpara ardhjes së sllavëve jugorë në Ballkan’’. Edhe ai është kritikues ndaj regjistrimit si pjese e trashëgimisë serbe.

Agim Doçi poet, autor këngësh

Agim Doci, poet, autor këngësh dhe njohës i mirë si dhe intërpretues i historisë mendon se lahuta shqiptare është mbi 110 më e vjetër se ajo sllave.

 

‘’UNESCO me këtë qe e ka marrë në mbrojtje, do të shkaktojë një shqetësim etnik, toponimik, në toponimine e këngëve të 18376 vargjeve që është ‘Epoisi i kreshnikeve’, apo ‘Lahuta e Malsisë’ së at Gjergj Fishtës, janë kënduar me lahutën shqiptare që ka në bishtin e saj me dy simbole, në simbolin e parë ka shqiponjën me 18 krahët e saj, ndërsa në kokë ka simbolin e Gjergj Gjon Palit, apo simbolin e Gjergj Kastriotit apo atij që thonë Skënderbeu.

Ndërsa gusla, sllave ka një top me skeptrin e skizmatikës, e ortodoksisë, asnjë të keqe nuk ka, çdo religjon ka doktrinën e vet, por nuk është gusla më e lashtë se lahuta. Kjo temë ësthë cekur dhe te një libër i Kadaresë ‘Autobiografia e popullit timnë vargje,’ që thotë ‘’ne jemi fqinjë, a e morën guslën serbet nga lahuta, a e morrën ne nga gusla kjo është nëj autogol që vetëm kadare di ta bëjë…’’

Profesor Zymber Neziri

Profesori nga instituti albanologjik i Kosovës, Zymber Neziri, thotë se ky isnturment muzikor me një tel u takon shqiptarëve ‘’Dersa kënga jonë epike është më e moçme se e shekullit të gjashtë, është më e moçme se shekullit të 6 para epokës së re, domethënë edhe 1 mijë vjet përpara, edhe më shumë nga Troja e këndej dëshmohen fillet e këngës epike të shqiptarëve.”

‘’Kjo vlerë tash e regjistruar në UNESCO në emër të serbisë, është një regjistrim politik para së gjithash e pastaj një regjistrim i një vlere. Lahuta e ka vlerën e vet, lahuta duhet të jetë në UNESCO, por lahuta nuk duhet të jetë e regjistruar në emër të Serbisë’’

Një lahutist i quajtur Jonuz Delaj në Top Channel duke i lënë përgjegjësisë institucioneve shqiptare shprehet se: “Lahutën ia u dhamë vetë, nuk na e grabitën”.

Studiuesi kulturolog Jaho Brahaj

Studiuesi, Jaho Brahaj, i ftuar në Ora News hedh dritë në shumë aspekte të këtij problem. Ai i bën një analizë tërthore të situatës, që nga ndryshimit dhe ngjashmërisë i lahutës me ‘’Gusles’’, problemet e regjistrimit të dosjes së lahutës për UNESCO nga institucionet shqiptare me një grup pune të kryesuar nga drejtori i atëhershëm Vaso Tole, ku pjesë e grupit ishte dhe Brahaj, nga problemet e shumta të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në lidhje me këtë instrument, deri te harrresa e institucioneve dhe e njerëzve për këtë instrument të rrallë e burimor të shqiptarëve.

Ai hedh dhe një bombë tjetër të papaplasur në formë hipoteze,

‘’Nuk kam siguri në informacionin, por serbët po përgatisin dosjen për të futur xhubletën në objekt trashëgimie. Kanë disa fshatra shqiptarë që janë në thellësi të Serbisë. Ato duan ta fusin, por kanë hall ta fusin bashkë me Malin e Zi sepse Mali i Zi ka popullësi shqiptare që e përdor.’’

‘’Na erdhi idhshëm dhe e papritur. Këtu ka qenë bërë punë e mirë deri në 2012.  Dosja është përgatitur, me pak gjëra të vogla që kanë ngelur. Ka ardhur në Tiranë Ministri i Kulturës Enver Hoxhaj i asaj kohe dhe është takuar me Ministrin tonë të Kulturës. Hoxhaj i ka thënë që do na prisni dhe ne, meqenëse dhe në Kosovë ka. Ministri ka rënë dakord. Në 2012 deri më sot nuk është bërë asgjë. Kjo punë është heshtur, nuk i është propozuar më UNESCO-s. Ka në Ministri një Komitet të Trashëgimisë Kulturore. Është nënvlerësuar. Dosja nuk ka kaluar në Ministrinë e Jashtme nga Ministria e Kulturës. E meta është në disa drejtime në këtë çështje që na kanë goditur.’’

Në këtë situatë duket sikur ne shqiptarët, më shumë sesa si shoqëri institucionalisht, jemi të papërgjegjshëm dhe indiferentë me vlerat e trashëgimisë tonë kulturore. Të gjithë studiuesit dhe njohësit e problemeve të këtij rasti janë dakord dhe përputhen në një fakt, institucionet kanë qenë të pandërgjegjshme ndaj vlerave kulturore, e sidomos lahutës.

Por nga ana tjetër, shikojmë se dhe njohja e këtij instrumenti sa dhe mbrojtja dhe promovimi është shumë më i dobët në shoqëri, si shprehet Brahaj, janë shumë të pakët rapsodët. Ai zbulon dhe një rast ku mbi 30 lahuta shqiptare ishin marrë nga një shtetas rus ku promovoheshin si lahuta kroate, kjo është më shumë se indiferencë nga ana e shqiptarëve për vlerën e saj. Ky veprim është vjedhje e hapur e trashëgimisë kulturore.

Vaso Tole, akademik, profesor dhe muzikolog

Në fund si për ta përmbledhur më fort kritikën mbi lahutën shikojmë se akademiku dhe profesori i kulturës, muzikologu Vaso Tole shprehet se:

‘’Mos u merrni kujt i përket lahuta, serbët kanë guslën e tyre, ne kemi lahutën tonë. Çështja është pse ka ngecur puna për të regjistruar Eposin tonë me lahutën në UNESCO’’

 “Ky suksesi i Serbisë, duhet të na shërbejë për të nxitur institucionet e vendit tonë, se pse nuk është futur ende Eposi dhe lahuta shqiptare në UNESCO”.

’Natyrisht që serbët kanë regjistruar pjesën e tyre, por ne nuk na është mbyllur dera ta fusin lahutën dhe Eposin tonë në UNESCO. Është një trashëgimi që është e pranishme tek të dy popujt, por ne themi se tek ne është më e hershme, sipas referencave të studiuesve dhe albanologëve të njohur.’’

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN