MENU

Nga New York Times

Pse koreano-jugorët po presin me padurim Kim Jong-un?

10.12.2018 - 15:40

Koreja e Jugut po mban frymën për atë që presidenti i saj, Moon Jae-in, ka thënë në mënyrë të përsëritur se mund të ndodhë deri në fund të dhjetorit: Vizita e Kim Jong-un në Seul, e cila do të ishte e para nga një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Kur të dy udhëheqësit koreanë u takuan në shtator në Phenian, kryeqytetin e Koresë së Veriut, Kim pranoi të vizitonte kryeqytetin e Koresë së Jugut shumë shpejt. Por ai duhet të pranojë ftesën e Moon për të shkuar deri në fund të dhjetorit .

Nëse Kim nuk do të shkojë në Seul këtë muaj, do të jetë një poshtërim  për Moon. Qeveria e Koresë së Jugut është duke u përgatitur për vizitën për javë të tëra. Një vepër arti e madhe që tregonte zotin Kim dhe Moon duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart ishte vendosur edhe javën e kaluar jashtë Shtëpisë Blu, vendbanimi zyrtar i Moon.

Por zyrtarët tani kanë filluar tëjenë  më pak optimistë. Dhe çdo vonesë mund të komplikojë përpjekjet për një takim midis Kim dhe Presidentit Trump.

“Qeveria jonë po bën përgatitjet për një samit ndër-korean në Seul, duke marrë parasysh të gjitha mundësitë,” tha të dielën zëdhënësi presidencial Kim Eui-kyeom. “Që tani, asgjë nuk është përcaktuar”.

Moon e ka takuar Kim tre herë që nga prilli, duke ndihmuar ndërmjetësimin e të Kim me Trump dhe u ka bërë thirrje atyre të takohen përsëri për të ndihmuar në bisedimet bërthamore të çarmatimit midis qeverive të tyre.

Por as Pheniani, as Uashingtoni duket se nuk e kanë me nxitim, duke e vënë Moon në vështirësi.

Trump ka thënë se ka gjasa të takojë Kim përsëri në janar apo shkurt. Para se Trump të takohet me Kim, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara duan garanci, angazhim më konkret për denuklearizimin përfundimtar,, së pari duke deklaruar të gjitha pasuritë bërthamore të vendit të tij.

Negociatat kanë ngecur që kur Trump u takua me Kim gjatë muajit qershor në Singapor, ku Kim bëri një premtim të paqartë për të punuar drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Një vizitë e  Kim do të shënonte një moment të ri dhe shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet ndër-koreane.

Kim Jong-Moon Yae in

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë mbajtur pesë takime të nivelit të lartë që nga viti 2000, tre prej tyre midis Kim dhe Moon këtë vit. Por të pesë takimet u zhvilluan në Pyongyang ose në Panmunjom. Kim u bë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në tokën e Koresë së Jugut. Por ai kurrë nuk e ka vizituar kryeqytetin. As babai dhe gjyshi i tij, i cili ka qeverisur Korenë e Veriut para tij.

Kritikët e Moon thanë se ai po e dëmton Korenë e Jugut duke u shfaqur shumë “i etur” për vizitën e Kim. “Qëndrimi i nënshtruar i qeverisë sonë mund ta bëjë Korenë e Veriut arrogante “, u tha gazetarëve të hënën Sohn Hak-kyu, kreu i Partisë opozitare Bareun Mirae.

Dhe Kim ndoshta nuk do të merrte të njëjtin mirëseardhje në Seul që Moon mori në Phenian, ku dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për ta përshëndetur.

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN