MENU
klinika

3100 të punësuar në shtator

Punësimi me…pagë të paguar nga shteti

02.12.2018 - 13:47

Mbi 3100 punonjës individë janë punësuar gjatë muajit Shtator përmes Programeve të Nxitjes së Punësimit.  Faza e aplikimit u hap nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në muajin Gusht ku një sërë biznesesh që plotësonin kriteret janë përzgjedhur për tu financuar, me qëllim marrjen në punë të individëve, që vijnë kryesisht nga grupet vulnerabël.

Edhe për vitin 2018, është akorduar fondi prej 490 milionë lekë, për zbatimin e këtyre programeve dhe janë planifikuar të kualifikohen, punësohen apo kryejnë praktikat profesionale në biznese, rreth 8500 punëkërkues të papunë të regjistruar si të tillë pranë zyrave të punësimit.

Kategoritë e punëkërkuesve që përfitojnë nga këto programe përfshijnë jo vetëm të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë apo ata që kanë fituar statusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuar, femrat nga grupet e veçanta, punëkërkues nga ish ndihma ekonomike apo që trajtohen aktualisht me të, por edhe çdo të papunë pa arsim apo kualifikim profesional.

Afro 700 biznese kanë përfituar fonde  për nxitjen e punësimit gjatë vitit që lam pas, ndërsa janë punësuar, trajnuar përems punës dhe kanë kryer praktikat profesionale rreth 5300 punëkërkues të papunë nga ky program.

Mbështetja  financiare për bizneset përfituese bëhet me këste dhe shkon për 4 paga të paguara nga shteti në masën e pagës minimale dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për një vit për çdo individ  të punësuar.