MENU
klinika

Nga Pavlo Klimkin, ministër i Ukrainës

Putini po e “mbyt” Ukrainën…

20.12.2018 - 10:06

Tregjet e Krishtlindjeve të Ukrainës janë plot, por nuk ka entuziazëm festash këtë vit. Ne mendojmë ende për 24 marinarët ukrainas të cilët u sulmuan dhe u kapën nga Rusia muajin e kaluar në Detin e Azov dhe përpjekjet e Kremlinit për të destabilizuar rajonin.

Me një shpërfillje për të drejtën ndërkombëtare, Rusia ka kërkuar t’i paraqesë ushtarët tanë të kapur si “kriminelë”.

Por asnjë krim nuk ka ndodhur.

Anijet tona po lundronin në rrugë detare ku liria e lundrimit është e garantuar me ligj ndërkombëtar detar. Ky nuk është një opinion, por një fakt i padiskutueshëm. I vetmi “krim” që ka ndodhur ishte i kryer nga forcat ruse, të cilat gjuajtën dhe më pas kapën anijet ukrainase dhe ekuipazhet e tyre.

Moszbatimi i rregullave që qeverisin ujërat ndërkombëtare është një sfidë e rëndësishme dhe e rrezikshme për të gjithë vendet.

Në maj të vitit të kaluar, Kremlini ndërtoi një urë prej 12 miljesh mbi Ngushticën e Kerçit, që lidh Krimenë me kontinentin rus. Putini tani po e përdor atë si një mjet strategjik për të bllokuar lundrimin në një rrugë detare shumë të rëndësishme.

Ky është një kërcënim i madh për Ukrainën, pasi portet tona të Detit të Azov, duke përfshirë Mariupol dhe Berdyansk, janë përgjegjës për një pjesë të rëndësishme të tregtisë sonë ndërkombëtare.

Me këtë sulm të fundit, Putini ia ka vendosur duart në fyt Ukrainës dhe po shton kontrollin e tij. Qëllimi i tij përfundimtar është të na mbysë dhe të na heshtë; për të na parë të dështojmë.

Por ky sulm është para së gjithash një sulm ndaj vlerave europiane. Unë jam mirënjohës për mbështetjen që bashkësia ndërkombëtare ka treguar për Ukrainën.

Ne nuk mund të pengojmë përgjigjen tipike cinike të Rusisë ndaj këtyre qasjeve dhe duhet të vazhdojmë presionin për tu siguruar që Kremlini të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurohemi që të burgosurit tanë ukrainas të trajtohen në mënyrë humane.

Ne gjithashtu duhet t’i kushtojmë vëmendje kërcënimit më të madh rus, i cili mbetet hibrid dhe përfshin dezinformimin, trazirat sociale dhe ndërhyrjet në zgjedhje. Ndërsa Ukraina përgatitet për zgjedhjet vitin e ardhshëm, Putin do të jetë në kërkim të destabilizimit, delegimitimit dhe prishjes së procesit.

Kohë pas kohe, Ukraina ka kërkuar të përdorë rregullat e së drejtës ndërkombëtare për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Rusia, nga ana tjetër, vazhdon të zgjedhë dhunën.

Për sigurinë e të gjitha kombeve tona, i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbajë presionin e saj kolektiv ndaj Rusisë dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të ushtarakëve të kapur të Ukrainës.

Pavlo Klimkin është ministër i punëve të jashtme të Ukrainës./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionohen përsëri marrëdhëniet

Incident në Detin Azov/ Rusia sulmon anijet ukrainase