MENU

Mesazhe për liderat botërorë

Putin letër Trumpit: Rusia e hapur për dialog

31.12.2018 - 10:36

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në një letër për Vitin e Ri se Kremlini është “i hapur për dialog” në çështjet e panumërta që pengojnë marrëdhëniet midis vendeve të tyre.

Kremlini publikoi një përmbledhje të “mesazhit të përshëndetjes” të Putinit për Trumpin të dielën.

Në përmbledhje thuhet se udhëheqësi rus ka shkruar: “Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë faktori më i rëndësishëm i sigurimit të stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Moska ka thënë se një nga çështjet me rëndësi që do të diskutonte me SHBA-në është plani i Uashingtonit për tërheqje nga pakti i armëve të periudhës së Luftës së Ftohtë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, kishte thënë se tani është koha që SHBA të organizojë takimin e radhës më 2019.

Trump anulloi një takim formal me Putin të planifikuar për në 1 dhjetor në samitin e G20 në Buenos Aires, duke shkruar “do të ishte më mirë për të gjitha palët”, duke marrë parasysh kapjen e tre anijeve të Ukrainës nga rusët.

Që atëherë, Kremlini ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i hapur për dialog.

Mesazhi i Trump ishte midis dhjetëra urimeve  që Putin i dërgoi udhëheqësve të tjerë botërorë, secili i përshtatur.

Mes tyre edhe Presidenti sirian Bashar al Assad, të cilin udhëheqësi rus e ka mbështetur gjatë një lufte civile që filloi në vitin 2011.

Trump-Putin
Trump-Putin

Mesazhi i Putin ndaj Asad theksonte se Rusia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë të gjithanshme për qeverinë dhe njerëzit e Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për të mbrojtur sovranitetin e shtetit dhe integritetin territorial, sipas përmbledhjes së Kremlinit.

Moska priti bisedime me Turqinë të shtunën, në të cilën të dy vendet ranë dakord të bashkërendonin veprimet në veri të Sirisë pas njoftimit të zotit Trump se ai ishte duke tërhequr forcat amerikane nga vendi.

Grupi kryesor i forcave të udhëhequra nga kurdët kundër regjimit të Asadit me mbështetjen e SHBA ka thënë se tërheqja e SHBA-ve mund të çojë në ringjalljen e grupit të Shtetit Islamik,

Putin, në mesazhin e tij ndaj Assad, uroi popullin sirian që të kthehet më herët në një jetë paqësore dhe të begatë./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”