MENU
klinika

Teatri Eksperimental

Qeshje pafund në komedinë ‘’Boeing Boeing’’ këtë fundvit

23.12.2018 - 14:19

Komedia e mirënjohur dhe e suksesshme ‘’Boeing Boeing’’ me regji të Kiço Londos pas një turi të susksesshëm rivjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’.

Në datat 27, 28, 29 dhjetor do të shfaqet kjo komedi e njohur me regji të Kiço Londos dhe e shkruar nga autori francez Marc Camelotti.

Kjo shfaqje performon me aktorët Amos Muj Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alessia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Linda Jarani. Sipas Kiço Londos ajo është vënë në skenë plot 65 herë të ndryshme.

Vepra franceze është e përkthyer nga Nasi Lera, me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe  Realda Malo dhe art-design Klea Mani.

Ngjarjet e komedisë ‘’Boeing-Boeing’’ ndodhin në Paris dhe është një ngjarje e kohëve moderne. Ajo paraqet bukur dhe këndshëm në sytë e publikut aventurat intime francezit Bernard, një djali të ri që dëshiron të mbajë një raport sentimental të trefishtë me 3 stjuardesat e tij bukuroshe.

Ai mban kontakte njëkohësisht me të treja këto stjuardiesha në fshehtësi, por do të vijë koha që ngjarjet do të kokolepsen edhe më keq për të.

Stjuardiesat janë qytetare të shteteve të ndryshme njëra është franceze, një gjermane dhe një amerikane dhe njëkohësisht besojnë se ato janë të fejuarit të kavalierit Bernard që hidhet nga një stuardiesë në stuardiesën tjetër plot situata komike.

Falë orareve të ndryshme të fluturimeve ato nuk takohen me njëra-tjetrën, po çfarë ndodh sikur oraret të jenë të njëjta dhe sikur të treja të përfundojnë në të njëjtin vend? Atëherë situatat nuk premtojnë dhe aq mbarë për Bernardin që ka aleat vetëm shokun e tij Robertin.

Ai do të mundohet me të gjitha mënyrat, falë dhe shokut të tij Robertit të shkathët, rol të luajtur nga Gentian Zenelaj që të shmangë një situatë të tillë që stuardiesat që mos të marrin vesh të vërtetën.

Dhe gjatë tufës së pamatë të situatave komike ai arrin me vështrësi t’i falë dhe mikut të tij shpejtësinë e të dalë nga situata.

Kështu është ndërtuar komedia, është një punë e bërë me dëshirë dhe impenjim shprehet aktorja Alessia Xhemalaj një nga stjuardesat që ka për qëllim krijimin e një familje.

Një komedi e zgjuar sipas regjizorit Kiço Londos ku ka pafund situata të këndshme, dashuri, aventura dhe jep mjaft mesazh njerëzor për kohët sot.

Kjo komedi rivjen në kohën e duhur për të sjellë situata sa më gazmore në këtë fundvit në Teatrin Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!