MENU
klinika

Detajet

Qeveria shpërblen me 12 rroga policen Ina Nuka

26.12.2018 - 19:06

Në mbledhjen e sotme të qeverisë me Vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që efektivja e policisë Ina Nuka do të shpërblehet me 12 rroga mujore.

Policja 24-vjeçare u plagos në protestën e banorëve të Astirit përpara parlamentit ku si pasojë e një kapsolli humbi një prej gishtave.

Ajo më pas u dërgua menjëherë në Turqi për të marrë trajtim mjekësor më të specializuar.

“Për buxhetin e vitit 2018, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Keshilli i Ministrave vendosi dhenien e ndihmes financiare, ne masen e 12 pagave mujore për Ina Gavrosh Nuka, me detyre oficere e patrulles së përgjithshme, sktori hqiponja, e plagosur në krye të detyrës,” shkruhet në VKM.