MENU
klinika

Mbledhja e Asamblesë së PS-së

Rama ‘kërcënon’: Ikni nga PS, nëse doni të fusni në punë fisin

28.12.2018 - 11:08

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të zhvilluar me Asamblenë e Partisë Socialiste ka folur me tone të ashpra për punësimet në këtë të fundit.

Kreu i qeverisë i ka kërkuar të largohen nga Partia Socialiste të gjithë ata që kërkojnë të fusin të gjithë fisin në punë.

Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.

“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.

Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.

Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s’mund të shihet si forcë uzurpatore,” tha Rama.

Kryeministri tha se kjo është qeveria që punon për gjithë shqiptarët.

“Nuk dua që secili ta marrë personale. Kemi bërë hapa për të çliruar sipërmarrjen. Por ka shumë arsye që shoqëria të jetë e acaruar por lavdi Zotit e kërkon nga ne. Ky është momenti më fantastik që ata e kërkojnë nga ne”, tha kreu i qeverisë.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD